LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishte personi i fundit që e takoi para se të vritej”/ U zhduk pa lënë gjurmë, Skana shok me Kariqin, pjesë e klanit të Martinajt

Ulvi Skana kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte qëndruar për vetëm 2 muaj.

12 Prill 2023, 20:38 Nga A.B
“Ishte personi i fundit që e takoi para se të vritej”/ U
Ulvi Skana, Ervis Martinaj

TIRANË-Zhdukja e Ulvi Skanës ishte në fokus të emisionit 'Në Shënjestër'. Sot u zbuluan disa detaje për të riun që ka më shumë se 1 vit që është zhdukur. Vëllai i tij ka treguar se Skana ka pasur një konflikt në parkingun afër shtëpisë ku punonte Ziklen Sula, e se disa persona e kishin goditur Ulvin.

Ziklen Sula i ka thënë vëllait të Ulvi Skanës, se një nga personat që kishte probleme me këtë të fundit, ishte Aidi Askurti. Vetë vëllai i Ulvi Skanës e kishte marrë në telefon Aidi Askurtin, por ky i kishte thënë se nuk kishte asnjë problem me Ulviun. 

Por nga kërkimet e vëllait të Ulvi Skanës, ai mësoi se një makinë “Xhip” ishte gjithmonë në ndjekje të tij. Por ai nuk mundi të sigurojë një informacion më të dobishëm se kush ishin personat në këtë automjet që ndiqnin vëllanë e tij.

Po ashtu, vëllai ka treguar se sipas tij, Ulvi para se të ikte në Belgjikë kishte punuar si “dealer”, apo ndryshe shpërndarës letrash pokeri në Fushë Kuqe. 

DETAJET E PLOTA nga emisioni “Në Shënjestër”

Para se të zhdukej, Ulvi Skana kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte qëndruar për vetëm 2 muaj. Megjithatë nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me vendqëndrimin e tij në shtetin belg dhe aktivitetin me të cilin ai merrej atje.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se lëvizjet e Ulvi Skanës ishin të monitoruara përgjatë gjithë kohës, ashtu sikur duket të ketë qenë edhe në ditët e tij të kthimit në Shqipëri, ku personat e interesuar për të rregulluar punët e lëna në mes me të, kishin një informacion të detajuar mbi çdo lëvizje të tij.

Ky fakt konfirmohet edhe nga dëshmitë e vëllait të Ulvi Skanës, i cili tha për grupin hetues se vëllai i tij ndiqej nga një makinë e paidentifikuar. Në këtë dëshmi të tij të dhënë para grupit hetues, del në pah emri i Aidi Askurtit.

“Në lidhje me zhdukjen e shtetasit Ulvi Skana, është ripyetur edhe njëherë vëllai i tij, Hergaz Skana.
Ky i fundit ndër të tjera ka shtuar se përpara se vëllai i tij të shkonte në Belgjikë dhe pas kthimit nga aty ruhej nga persona të ndryshëm”, thuhet në dosjen hetimore.

Ai ishte në dijeni se vëllai i tij para se të ikte në Belgjikë kishte patur një konflikt në parkingun afër shtëpisë ku punonte Ziklen Sula, ku disa persona e kishin goditur Ulvi Skanën dhe ai në konflikt e sipër ishte larguar me vrap.

Ziklen Sula i ka thënë vëllait të Ulvi Skanës, se një nga personat që kishte probleme me këtë të fundit, ishte Aidi Askurti. Vetë vëllai i Ulvi Skanës e kishte marrë në telefon Aidi Askurtin, por ky i kishte thënë se nuk kishte asnjë problem me Ulviun.

Por nga kërkimet e vëllait të Ulvi Skanës, ai mësoi se një makinë “Xhip” ishte gjithmonë në ndjekje të tij. Por ai nuk mundi të sigurojë një informacion më të dobishëm se kush ishin personat në këtë automjet që ndiqnin vëllanë e tij.

“Hergaz Skana thotë se ka mësuar se vëllanë e tij e kanë ndjekur dy herë nga pas një automjet tip Xhip ngjyrë i kuq dhe sipas fjalëve që qarkullonin Ulviu kishte thënë se ai kishte therur një kushëri”, thuhet në dosjen hetimore.

Edhe kjo dëshmi mbetet e paqartë për grupin hetues, ashtu sikurse edhe fakti që Ulvi Skana, të jetë përfshirë në një vepër penale, sikundër qarkullonin fjalët për të.

Por ndërsa shumë fjalë lidheshin me Ulvi Skanën, në kërkim të vërtetës, Hergaz Skana, mësoi se para se të ikte në Belgjikë, vëllai i tij, kishte punuar si shpërndarës letrash apo dealer në zonën e Fushë-Kuqes, një zonë kjo e njohur si zonë nën dominancën e grupit të Ervis Martinaj, bosit të zhdukur të kumarit që nga gushti i vitit 2022.

Mesa duket UIvi Skana, ka punuar në tavolina informale pokeri, aty ku mund të ketë pasur edhe njohjet e tij me personazhe të rëndësishëm të botës së krimit.

Lidhje apo njohje që mund ta kenë vënë në qendër të ciklonit që tashmë kishte përfshirë grupin e Martinaj, i cili kohë pas kohe po pësonte humbje të rëndësishme në radhët e tij.

“Unë kam dëgjuar se vëllai im para se të ikte në Belgjikë kishte punuar si “dealer”, apo ndryshe shpërndarës letrash pokeri në Fushë Kuqe. Por nuk di të them më shumë për këtë aktivitet të tijin”, thuhej në dëshminë e Hergaz Skanës.

Ajo që e përforcoi edhe më shumë bindjen se Ulvi Skana, mund të ishte viktima e radhës në sulmin që po i bëhej grupit të Martinaj, ishte miqësia e tij me Can Kariqin, një tjetër ushtar i Ervis Martinaj, një nga të shumtët që mbreti i bixhozit humbi në vitet e fundit.

Kariqi u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, brenda një makine me targa të huaja, në Kodër Kamëz, me një armë silenciator me katër plumba, ndërsa duhet të ishte në arrest shtëpie. Vrasja ndodhi vetëm pak minuta pasi kishte konsumuar një kafe në një lokal me një vajzë.

Ngjarja vinte një muaj pasi në një tjetër atentat u eliminuan dy miqtë e tij, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani, edhe këta pjesë e rëndësishme e grupit të Ervis Martinaj.

Mihasi dhe Dumani u ekzekutuan mizorisht më 13 Nëntor 2021, në rrethrrotullimin e Unazës së Re në Tiranë.

Në pamjet e atentatit që atë kohë u transmetuan ekskluzivisht nga emisioni ‘Në shënjestër’, miqtë e Ervis Martinaj u eliminuan në seri nga ata që mendoheshin se ishin grupi i tyre rival, që kishin marrë tashmë një revansh të pandalshëm ndaj kundërshtarëve të tyre.

Makina tip ‘Audi’, e përdorur nga autorët për vrasjen e Can Kariqit, u gjet e djegur vetëm pak orë më pas në zonën e Institutit jo shumë larg kryeqytetit.

“A njihej djali juaj me Can Kariqin?

Po, shokë.

Shoqëroheshin shpesh?

Shoqëroheshin, e kam dhe me shtëpi afër.

Momentin që u vra Can Kariqi djali juaj është shoqëruar në Komisariat ?

Është mbajtur rreth 12 orë”, pjesë e dëshmisë së Hasan Skanës.

Por duke iu kthyer njohjes që Can Kariqi kishte me Ulvi Skanën, thuhet se Skana ishte personi i fundit që e takoi para se të vritej, çka mund të ketë rritur ndjeshëm frikën te ai, se pas shumë atentateve që po asgjësonin grupin e Martinaj, radha duket se po i afrohej atij vetë.

Por edhe lidhja e Can Kariqit me Ulvi Skanën, nuk është se solli diçka të re, në hetimet për zbulimin e zhdukjes së këtij të fundit, përveç pistës së zhdukja e Ulvi Skanës mund të kishte lidhje me përplasjet që po ndodhnin midis grupeve kundërshtare dhe atij të Ervis Martinaj.

Martinaj vetëm disa muaj pas gjymtimit të krahëve të rëndësishëm të tij, humbi në atentate edhe ushtarë të tjerë të tij, deri edhe të afërm, siç ishte atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik 2022, ku humbën jetën në një pritë të mirëorganizuar kushëriri i tij i parë Brilant Martinaj, dhe dy shoqëruesit e tij në makinë, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Apo atentati, më 22 korrik 2022, në hyrje të banesës së Ylli Brahjas në qendër të Rrëshenit, ku personi i cilësuar si truri i nëndheshëm financiar i Ervis Martinaj, Brahja i cili mbeti i plagosur rëndë në atentat, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital, i riu Klisman Preçi.

Atentate dhe zhdukje që do të pasonin me lajmin më të bujshëm të verës, atë të zhdukjes së vetë Ervis Martinaj më 10 gusht 2022, një histori që mban zgjuar edhe sot kuriozitetin se çfarë ndodhi me atë që cilësohej si mbreti I bixhozit në Shqipëri.

U eleminua apo u largua nga skena?

Dhe a ishte ky fundi i perandorisë së tij?

Por për tiu kthyer edhe njëherë historisë së zhdukjes së Ulvi Skanës dhe hetimeve të policisë, grupi hetues u ndal edhe te pamjet filmike të lokalit ku ai qëndroi për herë të fundit për të pirë kafe.

Një lokal në qendër të Kamzës.

Por ndërsa hetuesit prisnin shumë nga këto pamje filmike, e kundërta rezultoi dëshpëruese për ta.
Kjo pasi serveri i kamerave të lokalit nuk kishte asnjë pamje që mund ti ndihmonte ata sadopak për të parë se çfarë ndodhi me Ulvi Skanën.

“Në lidhje me kallëzimin për zhdukjen e shtetasit Ulvi Skana, shërbimet e policisë gjyqësore kanë shkuar tek Bar- Kafe Dior (Ish Diamanti) për verifikimin e pamjeve filmike dhe ka rezultuar se kishte probleme lidhur me datat e kamerave të sigurisë. Po kështu edhe në kalendarin e regjistrimit të pamjeve nuk ka pamje filmike të ruajtura të ditëve të mëparshme”, thuhet në dëshminë e dosjes hetimore.

Nuk dihet nëse ky akt ka qenë i qëllimshëm apo jo, por ajo që dihet është se fjalët për ekzistencën e Ulvi Skanës në ambiente të ndryshme në Tiranë, vazhduan të ishin të pranishme edhe disa kohë pas zhdukjes së tij.
Dëshmitarë i thanë familjes së e kishin parë të lëvizte në vende të ndryshëm, disa ditë pasi ai nuk ishte kthyer në familje, siç është edhe kjo dëshmi e një të afërmi që thotë se e ka parë më datë 20 maj 2022, pra tri ditë pasi nuk ishte kthyer në banesë.

Çka ngre dyshimin se ai mund të mos ketë humbur gjurmët në ditën që u largua nga banesa.

“Nga raporti i shërbimit të shërbimeve të policisë gjyqësore ka rezultuar se më datë 20 Maj 2022 një i afërm e ka pare Ulvi Skanën në Laprakë duke pirë duhan. Nga sistemi TIMS rezulton se shtetasi Ulvi Skana ka hyrë në Republikën e Shqipërisë me datë 13 Maj 2022 dhe nga data 17 Maj 2022 nuk është kthyer më në shtëpi”, thuhet në dosjen hetimore.

Një tjetër dëshmi edhe kjo e çuditshme, është ajo e shtetasit Besart Bajrami, i cili edhe ky ashtu si i afërmi i Ulvi Skanës, thotë se e ka parë këtë të fundit më datë 20 Maj 2022, madje edhe janë përshëndetur me njëri-tjetrin.

“Në lidhje me rastin janë marrë deklarimet si persona që kanë dijeni për veprën penale edhe të shtetasve Armand Kurti, Ardjan Daci dhe Albert Luca.

Po kështu është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale shtetasi Besart Bajrami, i cili ka deklaruar ndër të tjera se të premten, më datë 20 Maj 2022, rreth orës 21:30 ka parë Ulvi Skanën para portës së tij kur po dilte me makinë. Ulviu e ka përshëndetur dhe më pas ai është larguar për në palestër”, thuhet në dosjen hetimore.

Por si është e mundur që familja të mos kishte asnjë informacion për vendndodhjen e Ulvi Skanës, kur ai rezulton se ishte në lëvizje tri ditë pas largimit nga banesa?

Ku ishte gjatë kësaj kohe dhe çfarë ndodhi me të?

A u tradhtua ai në lëvizjet e tij dhe nga kush fshihej në të vërtetë?

E vërteta është Ulvi Skana ka mëse një vit që i mungon familjes.

Dhe dikush duhet t’u thotë atyre të vërtetën se çfarë ndodhi me të afërmin e tyre, atë 17 maj të vitit 2022.

ulvi skana

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet