Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.
SHQIPËRI- Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet.
Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.
Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim.
Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24% e PBB-së, pjesa më e madhe e të cilit, rreth 67% vjen nga shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të bizneseve (1.49% e PBB-së).
Në Shqipëri, bizneset investojnë vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim e zhvillim. Investimet e bizneseve përbëjnë vetëm 35% të totalit të shpenzimeve për kërkim zhvillim në vend, shumë më poshtë se mesatarja europiane.
Vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të investojnë shumëfish më tepër në kërkim dhe inovacion, duke i konsideruar shpenzimet për R&D një shtyllë themelore të rritjes afatgjatë.
Në BE, shumë shtete anëtare shpenzojnë mbi 2% të PBB-së për kërkim-zhvillim, duke krijuar një diferencë të dukshme midis ekonomive të zhvilluara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vendet nordike, si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, mbeten në krye të renditjeve, duke kombinuar investimet publike dhe private me traditën e forte universitare dhe industriale.
Ekonomitë e mëdha, si Gjermania, kontribuojnë në vlerë absolute me buxhete të konsiderueshme për teknologji, inovacion dhe shkencë, ndërsa vendet e Europës Lindore kanë rritur gradualisht investimet për të afruar standardet e BE-së dhe për të modernizuar sektorët e tyre prodhues.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 6 vende të BE-së regjistruan një intensitet të shpenzimeve për R&D të barabartë ose më të lartë se 3%, objektivi i BE-së i vendosur nga Këshilli Europian. Intensiteti më i lartë i R&D-së u regjistrua në Suedi (3.6%), Belgjikë (3.4%), Austri (3.3%) dhe Finlandë (3.2%), të ndjekura nga Gjermania (3.1%) dhe Danimarka (3.0%).
Në të kundërt, 7 vende të BE-së raportuan një intensitet të shpenzimeve për R&D më të ulët ose të barabartë me 1%: Rumania dhe Malta (nga 0.5% secila), Qipro (0.7%), Bullgaria (0.8%), Letonia (0.9%), si dhe Sllovakia dhe Luksemburgu (1.0%).
67% e shpenzimeve për R&D vijnë nga sektori i biznesit
Sektori i ndërmarrjeve private vazhdoi të përbëjë pjesën më të madhe të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në vitin 2024. Ai zuri 66.5% të totalit të shpenzimeve të BE-së për R&D, duke arritur në 268.1 miliardë euro. Pas tij renditet sektori i arsimit të lartë (86.1 miliardë euro; 21.4%), sektori qeveritar (43.5 miliardë euro; 10.8%) dhe sektori jofitimprurës privat (5.4 miliardë euro; 1.3%).
Komisioni Europian ka nënvizuar vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë mes investimeve në R&D dhe fuqisë konkurruese të ekonomive të BE-së.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet që shpenzojnë më shumë për kërkim kanë produktivitet më të lartë, sektorë teknologjikë më të zhvilluar dhe një aftësi më të madhe për të tërhequr investime të huaja. Kjo politikë ka bërë që BE-ja të synojë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve për R&D dhe të shtyjë sektorin privat të marrë një rol më aktiv në financimin e inovacionit.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është dukshëm prapa, duke rrezikuar të mbetet e shkëputur nga trendet teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane. Hendeku mes vendeve të BE-së dhe rajonit sa vjen e zgjerohet, ndërsa vendet me investime më të larta në R&D po rrisin pozicionin e tyre konkurrues./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në...
foto ilustruese VLORË- Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afgani...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti...
Prindërit e Martin Canit TIRANA- Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiran...
Foto ilustruese TIRANA- Me peizazhin politik kaq të paqëndrueshëm, është e dobishme të dini se sa i sigurt është de...
Nazif Muslija, autori i krimit ITALI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Ankona të Italisë, ku 5...
Foto ilustruse TIRANË- Një prani e madhe e aflatoksinës është gjetur nga AKU, në një sasi prej 51 ton misë...
Martin Cani TIRANA- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e sotme pas disa ditësh ne gjendje të rëndë për jetën n...
Foto ilustruese DURRËS- Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë nj...