LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shqipëri vs Kosovë", gazetari Flamur Vezaj: Një krahasim mbi procedurat për marrjen e pasaportes në Konsullatat përkatëse në New York, proceset janë shumë të ndryshme

Ai shkruan se të dyja konsullatat kanë staf thuajse të njëjtë, por proceset janë shumë të ndryshme.

25 Dhjetor 2024, 12:00 Nga M.B
"Shqipëri vs Kosovë", gazetari Flamur Vezaj: Një
Pasaporta

SHBA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar eksperiencën e tij në proceduarat e aplikimit për marrjen e pasaportës së Shqipërisë dhe të Kosovës në konsullatat respektive në New York. Ai shkruan se të dyja konsullatat kanë staf thuajse të njëjtë, por proceset janë shumë të ndryshme.

Gazetari përshkruan eksperiencën në konsullatën shqiptare duke nisur nga aplikimi në portalin e-albania e duke përfunduar te fakti se pas 1-2 muajsh, pasaporta mbërrin në Konsullatë dhe duhet të shkosh ta marrësh personalisht. Ai thotë se kishte një opsion që paguan një zarf poste dhe ia lë punonjëses që ta dërgojë në adresën e banimit, por kjo vlen vetëm për pasaportën. Ndërsa për letërnjoftimin, shkruan Vezaj, duhet të shkosh herë tjetër përsëri në Nju Jork për ta marrë personalisht, sepse letërnjoftimi nuk të dërgohet me postë. 

Gjithashtu ai përshkruan eksperiencën në konsullatën e Kosovës duke nisur sërish që nga aplikimi online, Ai shkruan se edhe këtu duhet të blesh një zarf dhe punonjësja e Konsullatës ta dërgon pasaportën dhe letërnjoftimin me postë brenda një muaji. Ndryshe nga Shqipëria, këtu të dërgojnë të dy dokumentet dërgohen me postë shton Vezaj.

Ai tregon se nëse nuk ke letërnjoftimin dhe të ka humbur, duhet ta denoncosh në qytetin ku jeton (SHBA) si të humbur dhe të marrësh një raport policie (të humbur) ose punonjësja e konsullatës i shkruan policisë së Kosovës (me email), dhe brenda 30 minutash kthehet përgjigjja (raporti) që konfirmon letërnjoftimin e humbur, duke vazhduar më pas aplikimin pa probleme.

POSTIMI:

Shqipëri vs Kosovë

Një krahasim mbi procedurat për marrjen e pasaportes në Konsullatat përkatëse në Nju Jork!

Nuk është ndeshje futbolli, as ndonjë konkurs mes këtyre dy vendeve, por thjesht një procedurë aplikimi dhe marrje pasaporte në konsullatat respektive në Nju Jork! Duke qenë se jam shtetas i Kosovës dhe Shqipërisë, po rendis eksperiencën time në të dyja konsullatat, shërbimin dhe kushtet për qytetarët këtu në Nju Jork!

Konsullata e Shqipërisë në Nju Jork
Adresa: 320 E 79th St, New York, NY 10075

#Për të aplikuar për pasaportë të Shqipërisë, duhet të krijosh një profil në e-Albania dhe të aplikosh online aty, jo vetëm për pasaportë por edhe për kartë identiteti, duke dhënë të dhënat personale dhe numrin e letërnjoftimit. Më pas, pret minimumi 3-7 ditë që të konfirmohet verifikimi yt dhe ata nga Tirana të caktojnë orarin kur dhe në çfarë ore të shkosh në Konsullatë në Nju Jork për të bërë aplikimin, për të dhënë gjurmët e gishtave, fotografinë dhe pagesën.

Orarin ta caktojnë brenda tre javësh nga aplikimi online në e-Albania, ku të thonë se duhet të kesh letërnjoftimin dhe pasaportën me vete dhe një çek bankar, por jo personal (çek banke etj.). Nuk pranohen karta debiti, karta krediti dhe as para në dorë.

Kur shkon në Konsullatë, duhet të gjesh parking afër (30-60$ ora). Edhe pse ke një orar të caktuar, nuk hyn asnjëherë menjëherë, sepse ka radhë që nuk kanë mbaruar ende. Duhet të presësh në korridorin e ngushtë (janë dy karrige që zakonisht janë të zëna), në shkallë ose në kafen përballë, pasi dhoma e pritjes është mbyllur (thonë se nuk kanë buxhet për të paguar pastruese dhe faturën e dritave). Edhe për nevoja personale duhet të shkosh në kafen përballë, sepse banjo është e mbyllur.

Në momentin që të vjen radha, nëse nuk e ke letërnjoftimin me vete (nëse ta ka humbur), nuk mund të bësh aplikimin për pasaportë. Në këtë rast, duhet të bësh denoncimin në polici ku jeton (të marrësh një raport) ose punonjësja i dërgon një email policisë në Shqipëri, të cilët kthejnë përgjigje pas disa ditësh, dhe ti nuk mund të bësh aplikimin atë ditë (shkon rruga kot). Nëse e ke letërnjoftimin e vjetër, atëherë bën aplikimin, gjurmët e gishtave, foton dhe pagesën, dhe je i lirë për t’u larguar.

Pas 1-2 muajsh, pasaporta mbërrin në Konsullatë dhe duhet të shkosh ta marrësh personalisht. Kishte një opsion që paguan një zarf poste dhe ia lë punonjëses që ta dërgojë në adresën e banimit, por kjo vlen vetëm për pasaportën. Ndërsa për letërnjoftimin (shumë e çuditshme), duhet të shkosh herë tjetër përsëri në Nju Jork për ta marrë personalisht, sepse letërnjoftimi nuk të dërgohet me postë. Pra, duhet të bësh dy udhëtime në Nju Jork për të marrë dokumentet!

Konsullata e Kosovës në Nju Jork
Adresa: 801 2nd Ave #301, New York, NY 10017

#Për të aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, nuk të duhet të aplikosh askund online apo të marrësh konfirmim. Mjafton të dërgosh një email ose të telefonosh, dhe punonjësja e konsullatës të pyet kur është më mirë për ty që të vish, jo vetëm për ditën, por edhe për orën!

Të kërkohet të kesh pasaportën e vjetër dhe letërnjoftimin, për të cilët duhet të aplikosh njëkohësisht, jo vetëm për pasaportën. Për pagesën, në Konsullatën e Kosovës mund të paguash me kartë krediti, debiti etj., dhe nuk të duhet të marrësh një çek bankar (money order).

Kur shkon në Konsullatë, edhe këtu duhet të gjesh parking (30-60$ ora). Hyn në ndërtesë, regjistrohesh në katin e parë dhe ngjitesh në katin e tretë, ku ndodhet konsullata. Nuk pret dhe hyn menjëherë për të dorëzuar pasaportën dhe letërnjoftimin dhe për të vazhduar procedurën. Por aty ka hapësirë pritjeje me më shumë vende për t’u ulur (jo vetëm dy karrige). Banjoja është e hapur dhe mund të përdoret nga të gjithë.

Edhe këtu duhet të blesh një zarf dhe punonjësja e Konsullatës ta dërgon pasaportën dhe letërnjoftimin me postë brenda një muaji. Ndryshe nga Shqipëria, këtu të dërgojnë të dy dokumentet me postë.

Nëse nuk ke letërnjoftimin dhe të ka humbur, duhet ta denoncosh në qytetin ku jeton (SHBA) si të humbur dhe të marrësh një raport policie (të humbur) ose punonjësja e konsullatës i shkruan policisë së Kosovës (me email), dhe brenda 30 minutash kthehet përgjigjja (raporti) që konfirmon letërnjoftimin e humbur, duke vazhduar më pas aplikimin pa probleme.

Konstatim:

Të dyja konsullatat kanë staf thuajse të njëjtë, por proceset janë shumë të ndryshme.
Pse nuk i lehtëson të paktën si Kosova edhe Shqipëria këto burokraci e kokëdhimbje?!

shqiperia kosova

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim