LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpresa Cani i vdiq në derë, kryebashkiakja Eriselda Sefa: Do i jepnim para në janar! Sa ramë dakord, iu var koka (0 koment për kurbanin me pulë)

Kjo pasi sipas tyre, e ndjera vuante nga një sëmundje gjaku dhe ndaj merrte 11 915 lekë të reja. 

29 Dhjetor 2022, 12:17 Nga k.m.
Shpresa Cani i vdiq në derë, kryebashkiakja Eriselda Sefa: Do i jepnim
Foto ilustruese

LUSHNJE- Eriselda Sefa ka bërë reagimin e parë lidhur me vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani. Sipas versionit që ka kryebashkiakja Sefa pretendon se Cani ndërroi jetë pikërisht në momentin që ranë dakord për pensionin, të cilin do të niste ta merrte në janar nga buxheti i Bashkisë së Lushnjes. Kjo pasi sipas tyre, e ndjera vuante nga një sëmundje gjaku dhe ndaj merrte 11 915 lekë të reja. 

"Pati një dakordësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment zonja Cani është ndjerë keq,"-ka theksuar në fjalimin e saj të gjatë Sefa. Por në asnjë resht të reagimit të saj, Sefa nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me pulën e zezë e bërë kurban në vendin ku ndërroi jetë Cani.

DEKLARATE PER MEDIAT, BASHKIA LUSHNJE!

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjece, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushellimet më të sinqerta familjes Cani. Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa. Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirëqë nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë. Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion. Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë. Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgenjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abusive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes. Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihme shtesë për të interesuaren. Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga këshilli Bashkiak. Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti!  Përsa më siper lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin, aq më teper që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të degjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje! Faleminderit!

vdes shpresa cani vdes gruaja brenda bashkise

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin