LIVE UPDATES
Aktualitet

"S’të ktheva lekët, të jap banesën e vjehrrit"/ Lista e mashtrimeve të Viola Sterjos

Pas bisedave paraprake Viola i ka kërkuar shuma të konsiderueshme parash, duke i premtuar qe ajo do të ndërhynte tek ata qe do t’i jepnin grandin. Sulo i ka dhënë Viola Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë.

29 Dhjetor 2022, 12:29 Nga DOSJA

"S’të ktheva lekët, të jap banesën e

Detaje të reja janë zbardhur nga denoncimet që çuan në pranga për mashtrim ish-drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit.

Euronews mëson se më datë 12 dhjetor 2022 shtetasi Thanas Sulo ka bërë kallëzim para oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se në mars te vitit 2020, përmes një të njohuri të tij që quhet Genti, i cili ka një lokal afër me pikën e tij të karburantit, është njohur me një shtetase të quajtur Viola Sterjo, me origjinë nga Pogradeci. Kur e ka njohur këtë shtetase ajo i kishte premtuar Gentit qe ai do përfitonte një grand me vlerë 3.5 milion euro nga fondet e institucioneve të shtetit për të bërë një hotel në Voskopojë. Nga Genti denoncuesi ka mësuar se ai i kishte dhënë Sterjos në dorë 160 mijë dollarë amerikan. Ne vijim, Thanas Sulo deklaron se donte që në tokën e karburantit të tij të bënte një hotel dhe i ka kërkuar Gentit, që ta prezantonte me Violën.

Pas bisedave paraprake Viola i ka kërkuar shuma të konsiderueshme parash, duke i premtuar qe ajo do të ndërhynte tek ata qe do t’i jepnin grandin. Sulo i ka dhënë Viola Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Sulo ka deklaruar së shumat e parave ia ka dhënë Viola Sterjos ne Korçë dhe Tiranë. Sipas kallëzuesit, pasi i ka dhënë lekët Viola Sterjos ka qenë në pritje të fitimit të grantit, të cilin ajo ia kishte premtuar se do t’i jepej deri në tetor te 2020.

Por pasi kaloi nëntori dhe dhjetori, në kushtet kur granti nuk u përfitua, kallëzuesi sqaron se i ka kërkuar Viola Sterjos t’i ktheje shumën e lekëve, nën dyshimet se ajo po e mashtronte. Këtë dyshim e përforconte edhe fakti qe edhe shoku i tij Genti, i kishte dhënë Violës 160 mijë dollarë, nuk e kishte përfituar grantin dhe Viola nuk ia kishte kthyer ende paratë.

Prokuroria e Korçës ka pyetur si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasin Olgert Kafaz, i cili ka deklaruar se para 5 vitesh në zonën e Voskopojës ka blerë një sipërfaqe toke së bashku me dy persona të tjerë, për të ndërtuar një resort turistik. Ne kohën që Kafazi punonte në banesën e një shtetasi me emrin Gjergji, ky i fundit i ka folur për mbesën e tij Viola Sterjo. Ai ka shkuar me Gjergjin në Tiranë dhe e kane takuar Violën. Nga biseda me Violën ka mësuar se ajo kishte mundësi, përmes njohjeve politike qe t’i siguronte atij një grant nga shteti për ndërtimin  e resorit në Voskopojë, me vlerë  2 milionë euro. Kafazi i ka thënë Violës se projektin për ndërtimin  e resortit e kishte gati. Kafazi ka deklaruar para oficerit te policisë gjyqësore që i ka dhënë Viola Sterjos 90 mijë euro, shumë të cilën e kishte marrë nga ortakët e tij. Fillimisht ai pohon se i ka dhënë 15 mijë euro në dore në Tiranë, ndërsa shumat e tjera ia ka dërguar përmes bankës.

Por në fillim të vitit 2022 ai është informuar se Viola Sterjo nuk kishte bërë asnjë aplikim për përfitimin e grantit, çka bëri që të lindnin dyshimet për një mashtrim të mundshëm. Ai e ka takuar Violën në prezencë të dy vëllezërve të saj dhe ajo i ka kthyer një shumë prej 20 mijë dollarë. Ndërsa me kontratë noteriale lidhur mes tij dhe Violës, kjo e fundit ka deklaruar se i njeh detyrimin prej 90 mijë euro dhe nëse nuk ia kthente brenda 6 muajve do t’i linte si garanci banesën e vjehrrit./Euronews

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin