Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
VLORË- Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e banesës së 63-vjeçares, Bakie Zoto. Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga babë e bir, Divid Goxhaj, 59 vjeç dhe djali i tij Ferdinant Bombaj, 29 vjeç banues në fshatin Babicë e Madhe. Ata akuzohen për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për tu afruar pranë banesës, ku është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.
Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.
Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:
D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;
F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë./Dosja.al
Interpol SERBI- Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rin...
Porti i Vlorës VLORË- Në prag të festave të fundvitit, numri i ardhjes së emigrantëve përmes portit të Brindis...
Domeniko Cibaku TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë ku në pranga u vu 23-vjeçari nga Dibra. B&...
foto ilustruese MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Mësohet se një mjet tip &ld...
TIRANË- Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat abs...
Drejtoria e Policisë Lezhë LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën, mbrëmjen e shkuar. 42-vje&cce...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale H.M., banues në Bathore. Sipas tyre, personi ai u kap në af&e...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit &l...
Foto ilustruese TIRANË- Nesër me datë 21 dhjetor, pritet të ndodhë solstici i dimrit. Gjatë Solsticit të Dimrit 202...
Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në ...