1 Tetor 2025, 09:04
Nga I.A
Ura e Milotit
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se fituesit e kontratës “Ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e themeleve në urën e Milotit” janë bashkimi i kompanive “JUNIK” SHPK & “JOOS & KRASNIQI – BAZE” me një ofertë rreth 860 mijë euro çka përbën 80.5 për qind të fondit limit të vënë në dispozicion.
Procedura për ndërhyrjen në këtë urë u nis në dhjetëditëshin e fundit të gushtit dhe pas përmbylljes së saj kompania do të ketë dy muaj kohë për të zbatuar kontratën nga nënshkrimi i saj.
Më herët, në dokumentet e procedurës, ARRSH vlerësonte se projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë vepra të kësaj natyre dhe ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.
ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuara.
“Për këtë sugjerojmë se Urës si masë emergjente duhet t’i bëhen punimet sipas përshkrimeve të mëposhtme për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave siç ajo është sot për një periudhë deri në (5÷10) vjet” thuhet në dokument.
Më të detajuara në dokumente nënvizohen problematikat konkrete të vrenjtura në themelet e urës.
Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.
Thellësia mesatare e gërryerjes së përgjithshme dhe lokale shkon (3÷5)m.
Vazhdimi i marrjes së zhavorrit në mënyrë të pakontrolluar në lum është shkaku kryesor i kësaj situate, fenomen që shfaqet edhe në urat e ndërtuara së fundmi mbi këtë lumë” thuhet në dokumentin e ARRSH.
Ndër punimet e parashikuara që të kryhen janë:
Pastrimi i zonës përreth, pilotave (32 pilave) dhe nivelimi i shtratit përreth tyre,
Betonimi i pilotave të themeleve në një lartësi (1.5÷2.5)m duke gjykuar sipas rastit (mbrojtjen e pilotave të dëmtuara dhe thellësisë së gërryerjes).
Përforcimi dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit nga gërryerjet lokale nëpërmjet krijimi i një qilimi me blloqe të lidhura gabioni siç tregohet në projekt.
Ura e Milotit ndodhet në aksin rrugor Milot Lezhë mbi lumin Mat, në rrugën Kombëtare Milot Lezhë, SH1. Projekti për ndërtimin e urës ka datën 24.04.1979 hartuar nga Instituti i Projektimeve Nr. 2 dhe ka qenë pjesë e Projektit “Hekurudha Laç – Shkodër – Kufi” (Urë hekurudhore dhe Automobilistike mbi lumin Mat)./ Monitor.al
autoriteti rrugor shqiptar
Aktualitet
1 Tetor 2025, 08:36
I.A
Foto Ilustruese
PËRMET- Shefi i krimeve në Përmet Dhurim Çenko është pezulluar nga puna për shkak të abuzimit t&e...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 08:33
I.A
Votimi i Kongresit të IUCN konfirmon: Nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat ...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti n...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:49
I./A
TIRANË- Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, q&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 07:46
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e interval...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 22:20
E. D
Mateo Kalemi
Një familje nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmë pasi prej 7 orësh kanë humbur kontaktet me djalin e tyre 15 vjeç...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 21:44
E. D
Leonard Farruku
ANGLI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vdekja e Leonard Farrukut në anijen-hotel në Angli. Yusuf Kar...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 21:21
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Mega-gjyqi “Sky ECC” ka nisur ditën e sotme në Namur të Belgjikës. Gjyqi mban këtë...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 21:03
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Lindita Rroshkodoli, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në Shënjestër&rdquo...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 20:43
E. D
Michele D'Angelo
FIER- Profesori italian Michele D'Angelo, i cili po mbahet në burgun e Fierit prej 50 ditësh ka shprehur mirënjohje&nb...