LIVE UPDATES
Aktualitet

Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP

Violanda Theodhori zgjidhet me short anëtarja e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërisë civile, ndërsa gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë futet në një procedurë formale me vetëm një kandidat, Erjon Fejzullën.

8 Tetor 2024, 21:16 Nga M.B
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ
Foto nga shorti

TIRANA- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile” hodhi të martën shortin e tretë për zgjedhjen e vakancave në dy këshillat. Nga një garë vetëm me dy kandidatë për KLGJ dhe një për KLP, shorti i tretë nxori fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.

Juristja Theodhori ishte renditur e fundit në rankimin e listës me 6 kandidatë që i dërgoi Kuvendit komisioni Ad-hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve, ku kandidatët prezantuan platformat e tyre për këshillat gjatë seancave dëgjimore. Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, por ai nuk arriti të merrte votat nevojshme prej dy të tretash në seancë plenare.

Zgjedhja e anëtarit të KLP ishte futur në ngërç duke mbetur pa asnjë kandidat, por goglat duket se e zgjidhën këtë gjë duke paracaktuar nga një kandidat për secilin këshill. Para hedhjes së shortit, Nënkomisioni nuk arriti të bënte një votim formal për kandidatët për shkak të mungesës së anëtarëve të opozitës. Drejtuesja e mbledhjes, Klotilda Bushka njoftoi se në kushtet kur nuk mund të zhvillohej procesi i votimit do të vijohej me procedurën e përgjedhjes me short.

Në raundin e tretë të votimit, kandidatja Theodhori zgjidhet automatikisht si anëtare e KLGJ, mjafton të marrë një shumicë të thjeshtë votash në seancën plenare të së enjtes. Ajo do të zëvendësojë kryetaren aktuale të këtij këshilli, Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023. Ndërsa Fejzulla nëse zgjidhet, do të zërë vendin vakant të lënë nga Alfred Balla në KLP, i larguar nga procesi i vetingut.

Nëse Kuvendi nuk e voton në seancën më të afërt plenare, Fejzulla pritet t’i nënshtrohet procedurës formale të shortit pa rivalë edhe 2 herë të tjera. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në këshillat e drejtësisë është kontestuar në vazhdimësi nga opozita, kryesisht për skualifikimin me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të 4 kandidatëve që kishin kaluar verifikimin formal nga një komision i pavarurar i ngritur nga Avokati i Popullit.

Procedura e plotësimit të vakancave në dy këshillat u hap në korrik të vitit të shkuar, dhe vetëm në korrik të këtij viti Kuvendi arriti të zgjedhë me short 4 anëtarë nga radhët e avokatëve për dy këshillat. Ndërsa gara për 2 anëtarët e tjerë nga radhët e shoqërisë civile u zgjat në kohë për shkak të proceseve gjyqësore, verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe ngërçit të krijuar me  numrin e minimal të kandidatëve të kualifikuar nga nënkomisioni i posaçëm, vetëm dy emra për dy vende vakante./ BIRN

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit