LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA): Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar.

26 Maj 2023, 10:45 Nga k.m.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
Foto ilustruese

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e binesit dhe të investimeve në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari, që prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp, tha se "pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri sinjalizojnë një pëmirësim të ngadaltë ndërkohe që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.” Pjesa më e madhe e 44 bizneseve, anëtare të DIHA-s në Shqipëri, që morën pjesë në anketimin e sivjetëm e shohin mungesën e fuqisë punëtore si "rrezikun më të madh  për biznesin”

Anketim i sivjetshëm  zbuloi edhe që "disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar ka shënuar një rënie të dukshme gjate viteve të fundit në krahasim me vitet e kaluara kur ky faktor  renditej si më pozitivi në Shqipëri”.

Kjo shpjegohet menivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie”, konstaton DIHA në anketimn e sivjetëm.

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, në fjalën e tij në prezantimin e gjetjeve të anketimit nga DIHA, vuri në dukje që "sipërmarrjet gjermanë vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin. Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë do të zgjedhin  Shqipërinë. Për këtë nevojitet veꞔanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente”, theksoi ai.

Siguria ligjore? Ligjet janë, mungon zbatimi

Siguria ligjore rreshtohet tek faktorët negativë që ndikojnë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh, Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari tha për DW, se "siguria ligjore nënkupton që qytetarët/bizneset të ndihen të sigurtë që të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi do të mbrohen nga shteti”.

"Nuk është ndonjë surprizë, nëse them që shpesh ky nuk është rasti në Shqipëri. Thuhet shpesh dhe fatkeqësisht vijon prej vitesh të jetë e vërtetë që në Shqipëri nuk mungon baza ligjore madje një pjesë e madhe e ligjeve janë shumë të mira. Problem është zbatimi. Për sa kohë ka dallime mes bizneseve, ku disa trajtohen si më të privilegjuar, siguria ligjore do të vijojë të jetë një ndër faktorët që i bën bizneset të stepen, kur mendojnë të investojnë në Shqipëri”, thekson Mankollari për DW.

Konkurrenca jo e ndershme - faktor tjetër negativ

"Ajo e dëmton shumë biznesin dhe demotivon investitorët potencialë. Bizneset kur konsiderojnë një vend për të investuar, bëjnë një analizë të anëve pozitive dhe negative, të mundësive dhe rreziqeve që ai vend paraqet. Konkurrenca jo e ndershme dhe rregullat jo transparente konsiderohen si risqe serioze të të bërit biznes, sepse janë kosto që nuk mund të parashikohen asnjëherë saktë, por që nëse ndodhin, mund të sjellin probleme shumë serioze. Nga ana tjetër, jam i sigurtë që çdo hap pozitiv për të përmirësuar këta 2 faktorë, do të mund të sjellë rritje të konsiderueshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë", tha për DW , Bledar Mankollari.

Faktorë më negativë, sipas anketimit të sivjetëm, vijojnë të jenë  mungesa e transparencës së tenderave publikë, lufta kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit dhe siguria ligjore.

Faktorë pozitivë për të investuar në Shqipëri

Sipas rezultateve të anketimit të DIHA-s të tillë faktorë janë „ produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi  i tyre dhe kostoja e punës". Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri ajo vlerësohet „mirë" nga 18 përqind e të anketuarve, negativisht nga 45 përqind e tyre dhe  nga 36 përqind e kompanive vlerësohet "e kënaqshme".

Pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar nga ato të vitit të kaluar: 45 përqind e kompanive e vlerësojnë „të panmdryshuar",  25 përqind kanë pritshmëri se do të jetë më mirë dhe dhe 30 përqind e vlerësojnë negativisht. DIHA dhe 16 Dhoma gjermane të Tregtisë me Jashtë në rajonin e Europës Qendrore dhe Jug-Lindore realizuan  me kompanitë anëtare, anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Marrë nga DW

diha raporti i diha

Sondazh

Poll

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...

Arrestimi i Erion Veliajt/ Zhupa: Ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët

Arrestimi i Veliajt/ Berisha pas daljes nga Kuvendi: Qeveria mori goditjen më të rëndë!

Arrestimi i Veliajt, Pandeli Majko:Ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS!

Arrestimi i Veliajt/ Noka thumbon mazhorancën në Kuvend: Ju ka rënë një hije vdekje!

"Bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme!" Balla-Berishës: Ti të ngre nervat edhe kur të sheh

"Linda Rama është marrë me tenderat e AKSH-it"/ Berisha akuza të forta në Kuvend

“Do nxjerr fotot”, Berisha akuzon Niko Peleshin: Pse ia thyeve këmbën truprojës tënd në Selanik

Berisha thirrje Ramës nga Kuvendi: Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës!

Berisha thirrje Ramës nga Kuvendi: Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës!

"Te Erioni do shkosh edhe ti"/ Tensione në Kuvend, Berisha replikon me Spiropalin

Përplasje në foltore, Noka shtyn Gardistin, Spiropali: S'ke pse më afrohesh!

Spiropali i ndërpret fjalën Berishën, nisin tensionet në Kuvend

Arrestimi i Veliajt/ Deputeti socialist - opozitës: E keni quajtur SPAK-un organizatë kriminale

Arrestimi i Erion Veliajt/ Policia e Shtetit vendos barrierë për të mos u dukur

"Zero taksa për këdo që rikthehet në Shqipëri!", Berisha: Ju do jeni aksionerët e transformimit

"Fitorja e Trump ishte mrekulli", Berisha: Presidenti amerikan i ka ndaluar kukullës së Soros