1 Dhjetor 2022, 16:20
Nga DOSJA
Librat
TIRANË- Mungesa e fëmijëve ndihet sidomos në zonat rurale. Top Channel mëson nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit se këtë vit shkollor janë rreth 21 000 fëmijë të moshave të ndryshme që zhvillojnë mësim në klasa të bashkuara.
“Unë jam në klasë të tretë, unë në klasë të katërt . Ne bëjmë mësim bashkë… jemi 11 veta në klasë, 6 të klasës së tretë, 4 të klasës së katërt dhe 1 i klasës së 5”, thanë nxënësit.
“Ka pak fëmijë.. kanë ikur!”, u shpreh një prind.
Shkolla e fshatit Allgjatë është rindërtuar pas tërmetit, por në krahasim me ndërtesën e mëparshme duket se është zvogëluar, si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve. Ky institucion arsimor ka kaluar në varësi të shkollës së Lalmit, për shkak të uljes së numrit të nxënësve nën 80 si kusht për të pasur drejtor.
“Kjo shkollë ka qenë 9-vjeçare. Tani ka ngelur veç fillore. Si mos më keq. Gjendje e mjerueshme!”, tha Aleksandër Skendaj, banor i fshatit.
Sot në shkollën Allgjatë kanë mbetur vetëm dy klasa të bashkuara të arsimit fillor me nxënës që numërohen me gishtat e dorës, të cilët tregojnë se edhe pse të pakët në numër mësimdhënia në grup është e mangët.
Prindërit gëzohen se të paktën shkolla e fshatit vijon të jetë e hapur, por kur njohuritë bazë të fëmijëve të tyre janë të cunguara, në një kohë kur zhvillimi ecën me ritme të shpejta, e ardhmja e këtyre nxënësve dhe shumë të tjerë si ta nëpër Shqipëri, rrëshqet në terr.
Marrë nga TOPCHANNEL
shkollat ne shqiperi
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 16:04
I.A
Policia
VLORË- Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar ditën e sotme n...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:46
k.m.
Pamje nga ndërtimi
Aksi nacional Librazhd-Peshkopi, edhe pse kalon nëpër një zonë me potencial të madh turistik, paraqitet n&...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:45
k.m.
Instalacioni
Përmes artit dhe mesazheve, artistë të Durrësit janë bërë bashkë për të përkujtuar vikt...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:35
I.A
Policia
POGRADEC- Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim sot në Pogradec për transport emigrantësh t&eu...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:20
I.A
BULQIZË- Një 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Trebisht të Bulqizës. Mësohet...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:17
I.A
Ballshi
BALLSH- Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftë...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 15:08
a.l
Baste sportive
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën në në flagrancë, d...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 14:56
a.l
Plantacioni në Spanjë
SPANJË- Arrestohen dy drejtuesit kryesorë të plantacionit më të madh të marijuanës ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 14:36
a.l
Gentian Funiqi
TIRANË- Gentian Funiqi i akuzuar për përfshirjen në rrëmbimin e bujshëm të Jan Prengës, u arrestua d...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 14:18
a.l
Dritat
TIRANË- Edhe pse ndodhemi mes krizës energjetike, duket se në kryeqytet energjia është me 'tepricë'. Siç shihe...