Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se shisnin fishekzjarre kontrabandë në shkelje të ligjit. Policia zbuloi një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.
Si rezultat, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zhvillohet plani i posaçëm operacional policor, në zbatim të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. Kjo fazë e planit operacional u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e Policisë së Shtetit.
Zbulohet një magazinë në kryeqytet, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, të kontrabanduara me qëllim shitjen. Vihen në pranga 2 të rinjtë që administronin së bashku biznesin. Sekuestrohen mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme, të paketuara në 391 koli. Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit.
Granit Gjana KUKËS- Pezullohet nga detyra Prefekti i Kukësit, Granit Gjana. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pezulluar nga detyra prefektin,...
Filmi TIRANË- Filmi shqiptar “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit. Një studio prestigjioze ndë...
Policia TIRANË- Ermal Cane është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka përndjekur për disa muaj ish partne...
Momenti i arrestimit LEZHË- Aleks Lulashi, pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për gr...
Aksidenti BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit afër Qendës Lira, në qytetin e Beratit. Mjeti&...
foto ilustruese TIRANË-Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë...
Moti TIRANË- Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ult...
Ilaçi TIRANË- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues ...
Policia greke GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga forcat e policisë greke....
avokati TIRANË- Avokati i Fredi Belerit në përfundimit të procesit ka thënë për mediat se Abdyl dhe Arsen Rama janë...