10 Qershor 2026, 11:23
Nga E. D
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi
TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, i cili është arrestuar lidhur me zhdukjen e Eglant Koçit. Zyferi idhte kamarieri në lokalit në pronësi të Armand Shakaj, ku ky i fundit është i shpallur në kërkim për rrëmbimin e 34 vjeçarit, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.
Gjatë seancës Zyferi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërkohë që nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35 vjeçari është vrarë. Deri më tani, policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.
Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Sipas raportimeve të deritanishme, Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia
Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
enea zyferi gjykata penale e tiranës eglant koçi
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:20
TIRANË- Për shumë njerëz në Shqipëri, sigurimi i aksesit në të drejtat e pronës mund të jetë nj&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur pak më herët, ku një 15-vje&cce...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:03
E. D
SHËNGJIN- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Kunes në Shëngj...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 10:44
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezh...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 10:37
E. D
FUSH-KRUJË- Burrat, gratë, të rinjtë e të rejat e Fushë-Krujës, madje edhe fëmijët, iu bashkuan këtë t&...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 10:33
E. D
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 10:23
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një ngjarje tregjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër. Bë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 09:50
E. D
Eglant Koçi
TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 4...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 09:33
E. D
Edi Rama dhe gazetarja e CNN, Isa Soares
TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka bërë një reagim lidhur me protestat në Shqip...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 08:42
E. D
pamjet
LEZHË- Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle është vën&e...