LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifrat e Eurostat/ Shqipëria shënoi rekord në Europë për turizmin në 2023, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve

Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.

13 Mars 2024, 07:20 Nga N.F
Shifrat e Eurostat/ Shqipëria shënoi rekord në Europë
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik në vitin 2023, si për turizmin e brendshëm ashtu dhe atë të të huajve. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian por dhe me shtetet e tjera të Europës rritja është shumë e lartë. Bashkimi Europian pa një zgjerim prej 6.1% të net-qëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%. Shteti i dytë më rritjen më të lartë të net-qëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme.

Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, net-qëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Europian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të net-qëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%. Net-qëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.

Europa, turizmi gjallërohet ngadalë

Sipas Eurostat, në vitin 2023, numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Europian arriti në 2.9 miliardë, një rritje me 6.1% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 1.4% krahasuar me periudhën e para pandemisë në 2019.

Në vitin 2023, 24 nga 25 vende të BE-së me të dhëna të disponueshme tejkaluan nivelet e vitit 2022 për sa i përket netëve të kaluara. Rritje më të lartë u regjistruan në Maltë dhe Qipro, ku të dyja vendet shënuan një rritje prej 20% në netët e kaluara krahasuar me vitin 2022, e ndjekur nga Sllovakia me një rritje prej 16%. Një rënie e vogël në numrin e netëve është regjistruar në Luksemburg (-1%).

Sllovakia dhe Çekia shënuan rritjen më të lartë për sa i përket netëve të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë, me të dyja vendet që përjetuan një rritje prej 29% në 2023 krahasuar me 2022. Pas tyre vijnë Holanda dhe Rumania, secila me një rritje prej 23%. Në ana e kundërt, Luksemburgu pa një numër të qëndrueshëm netësh të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë (0%), ndërsa Kroacia regjistroi një rritje modeste prej 2%.

Për sa i përket vizitorëve vendas, Greqia shënoi rritjen më të lartë në numrin e netëve të kaluara, me një rritje prej 13% në 2023 krahasuar me 2022, e ndjekur nga Sllovakia (+11%) dhe Bullgaria (+9%). Rënia më e madhe në netët e kaluara nga vizitorët vendas u vu re në Slloveni (-17%), Hungari (-5%) dhe Luksemburg (-4%).

Tejkalimi i niveleve para pandemisë në 2023

Deri në maj 2022, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike iu afrua niveleve para pandemisë. Në vitin 2023, vetëm marsi (-4%), qershori (-2%), korriku (-1%) dhe nëntori (-1%) dëshmuan një rënie në numra krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht këtyre luhatjeve, tendenca e përgjithshme për vitin 2023 tregoi një rritje në numrin total të netëve të kaluara, duke arritur një numër rekord netësh dhe duke iu afruar shifrës 3 miliardë netë në vit.

Marrë nga Monitor

eurostat shqiperi turizem

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet