LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtroi qytetarin dhe i mori 9000 Euro për certifikatë pronësie, në Kadastër asnjë veprim

Pa nisur trajtimi, sqarojnë punonjësit e Kadastrës, nuk mund të kryhet asnjë pagesë.

12 Mars 2024, 21:58 Nga r.ll
Mashtroi qytetarin dhe i mori 9000 Euro për certifikatë pronësie,
dilaver xhafa

KAVAJË- Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilaver Xhafa i premton certifikatën e pronësisë që prej vitit 2015, por i merr vetëm shuma parash, vetë Manushi u drejtua në Kadastër.

Në këtë institucion i thanë, se dosja nuk ka filluar të trajtohet, pasi po trajtohen dosjet e vitit 2005.

Pa nisur trajtimi, sqarojnë punonjësit e Kadastrës, nuk mund të kryhet asnjë pagesë.

Qytetari: Si je? Te Kavaja do vete!

Roja: Po, futu!

Qytetari: Si kalove?

Kadastra: Si jeni? Mirë?

Qytetari: Dua të shikoj një dosje për Kavajën. Duam të dimë, do paguajmë më, apo jo? Si e kemi atë procedurën? Ça duhet të bëjmë?

Kadastra: Pa u trajtuar dosja, unë është se të them dot gjë, por për të mos përcjellë kështu, po ta shikoj njëherë. Si ishte emri?

Qytetari: Ilirjan Manushi!

Kadastra: Me Ilirjan nuk ka njëherë, po me Abdyl Zylyf Manushi aplikim i 2015-tës. Është e patrajtuar dosja e Abdylit.

Qytetari: Është e patrajtuar?

Kadastra: Po! Nuk është bërë.

Qytetari: Ça duhet të bëjmë ne tani me pak fjalë?

Kadastra: Ti s’duhet të bësh asgjë. Aktualisht punohet 2005-2006-ta. Ky është një aplikim i vitit 2015-të, kur t’i vijë radha.

Qytetari: Doja të dija, në qoftë se do bëjmë pagesa të tjera!

Kadastra: Do bësh pagesa në momentin, që trajtohet dosja. Pra, nëse ti do biesh në tokë-shtet, do marrësh faturën për tokën. Nëse je në pronë të tretë, do bëhet dokumentacioni për vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësim dhe nuk di të ta them, pa u trajtuar dosja.

Por Ilirjani kthehet të takojë Dilaverin, i cili këmbëngul në mashtrimin e tij, duke i thënë, se certifikata do të dalë për disa ditë.

Qytetari: Kur do i marrim ne?

Dilaver Xhafa: Si e lamë ne?

Qytetari: Ne e lamë në Qershor-Korrik.

Dilaver Xhafa: Po, po më po! S’diskutohet ajo. Nja 10 ditë do zgjasi kjo zamallahia kështu, po i marrim, në Korrik i marrim.

Qytetari: Aplikimet i ke ti? Apo s’i mban mend?

Dilaver Xhafa: Jo! Ku mbahen mend ato?! Kam bërë 100 aplikime. 

Dilaver Xhafa: Kështu që, duhet të na vijë për këto 5-6 ditë!

Qytetari: Pagesat, a u bënë?

Dilaver Xhafa: Po, po!

Qytetari: Po pra, po ça presim?

Dilaver Xhafa: Vjen tashi. Ajo e ka, është nis kërkesa, por po të them, që maksimumi një javë vjen. I njëjti proces është, i njëjti proces në Shtator. Gushtin mos prit! Nuk punojnë ato për Gushtin.

Qytetari: Po hapësira kështu, sa doli?

Dilaver Xhafa: Territor, 200 metra merr ai.

Qytetari: Po ky shoku jot, o vlla, që ka filluar…

Dilaver Xhafa: Po e kam çunin e hallës, o burrë! Ka, ku shkon më tepër? Çuni i hallës time.

Qytetari: Ato faturat dhe aplikimet m’i jep!

Dilaver Xhafa: Po! Me gjithë leje, të gjitha të bashkangjitme. E dëgjove ti hë, në Shtator do i marrësh të gjitha,- thuaj!  Janë të gjitha në dosje./tvklan.al

dilaver xhafa kavaje

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!