LIVE UPDATES
Aktualitet

“I çoj peshqesh e vras 5 zogj…” Merr 9 mijë Euro për hipotekën e shtëpisë, por ku shkojnë paratë?

Pa nisur trajtimi, sqarojnë punonjësit e Kadastrës, nuk mund të kryhet asnjë pagesë. Qytetari pretendon, se Dilaveri i ka marrë 9 mijë Euro. Sipas tij, ai është prezantuar sikur punon në Kadastër. Së fundmi i ka kërkuar edhe 1000 euro të tjera.

12 Mars 2024, 21:52 Nga r.ll
“I çoj peshqesh e vras 5 zogj…” Merr 9 mijë Euro
dilaver xhafa

KAVAJË- Sot do të trajtojmë rastin e një shqiptari, i cili jeton prej vitesh në Itali, por në Shqipëri ka lënë problemin e pronës. Ilirjan Manushi tregon se ka një shtëpi në një fshat të Kavajës, të ndërtuar në tokën e babait të tij.

Motrave ua ka blerë pjesët e tyre dhe donte që të nxirrte certifikatën e pronësisë. Përmes një miku të tij njihet me Dilaver Xhafën, i cili vazhdimisht i kërkonte para për pagesa të ndryshme.

Qytetari pretendon, se Dilaveri i ka marrë 9 mijë Euro. Sipas tij, ai është prezantuar sikur punon në Kadastër. Së fundmi i ka kërkuar edhe 1000 euro të tjera.

Dilaveri i tha, se certifikata do të dilte për 4-5 muaj, por kanë kaluar 5 vjet dhe ai vetëm kërkon shuma të tjera e certifikata nuk ka ndërmend të dalë, që nga viti 2015.

Ilir Manushi: Jam Ilir Manushi, nga fshatrat e Kavajës, Shardushk. Kam ndërtuar një shtëpi, tek toka e babës tim, gjyshit tim. Motrat e mia më kanë dhuruar pjesën e tyre. Një miku im më njohu me Dylaver Xhafën, sot e 8 vjet. I filloi letrat  të gjitha, komplet. I bëri letrat e tokës.  Më duhen, tha, 4000 Euro. Morëm noterin tek shtëpia, firmosëm të gjitha letrat. Më tha, e shumta për 4-5 muaj do dali. Kanë 5 vjet. Ka që në 2015-ën.

Gazetarja: Ky personi çfarë profesioni kishte?

Ilir Manushi: Punonte në kadastër. Nuk e di, çfarë…Punoj këtu brenda thoshte. Herën e parë kërkoi 4000 e ca euro. Pastaj filloi, duhen 500, duhen 300, duhen 800, duhen 1000. Pastaj herën e fundit tha 1500.

Gazetarja: Sa ishte totali që ke paguar?

Ilir Manushi: Ka shkuar tek 9000 euroshi.

Gazetarja: Për çfarë duheshin kaq shumë lekë?

Ilir Manushi: Për të bërë letrat.

Gazetarja: Si t’i shpjegonte?

Ilir Manushi: Më duhen 1000 euro, se i duan këto të Kadastrës thoshte. Më tha mua, nga data 15-16 shkurt janë të fundit. I ke të marra letrat. Më mori pastaj, tha duhen 1000 Euro të tjera, që të dali certifikata. Pastaj s’durova dot më dhe ju mora juve.

Dilaver Xhafa thotë se është jurist dhe inxhinier, por e ushtron profesionin në një qendër interneti.

Dilaver Xhafa: Qysh je? Si ia ke cu? Me shëndet? Burrë i fortë?

Stopi: Kjo është zyra jote?

Dilaver Xhafa: Po, po!

Stopi: Po ti je noter vetë?

Dilaver Xhafa: Jurist edhe inxhinier. Në objekt janë bërë dy aplikime. Mirëpo aplikimi i parë është bërë Avdyl. Të regjistrohet Ilirjan, sepse kur regjistrohet Ilirjan, ka detyrime financiare më të vogla.

Stopi: Po pse s’ta bëjnë ata?

Dilaver Xhafa: E bëjnë ata, por janë procedurat ligjore, që vonojnë.

Stopi: Më tha i dhashë nja 10 mijë Euro…

Dilaver Xhafa: Jo, jo nuk ka dhënë 10 mijë Euro. Ai ka dhënë aq sa ka dhënë.

Stopi: Kështu tha.

Dilaver Xhafa: Po pse do bëjmë inventarin ne, a si? 2600 ka gjithsej për shtëpinë. Në këtë formë, që të kalojnë pa taksa, se me taksa shkon tek 12-13 milionë Lekë.

Stopi: Një fotokopje të aplikimeve!

Dilaver Xhafa: Duhet ta marr tek Arkiva. Në mënyrë shoqërore, sepse aplikimi më i vogël, afatin më të shkurtër, e ka 8 ditë.

Dilaver Xhafa: Tek agjencia e autobusave 1500 euro më ke sjellë. Nga 2600, 1500 më ke sjellë.

Ilirjan Manushi: Ato 500, që të solla më përpara?

Dilaver Xhafa: Kanë qenë në llogarinë e 3600 euroshit të tokave.

Ilirjan Manushi: Po këto 3600 euro ti i more përnjëherë.

Dilaver Xhafa: Të tokave, pra!

Ilirjan Manushi: Të kam sjellë edhe 500 euro, t’i solli ai fshatari im ato.

Dilaver Xhafa: Kush fshatar?

Ilirjan Manushi: Ai me kamion.

Dilaver Xhafa: Për llogari të pasurive bujqësore, të ndarjes së pronave me motrat.

Ilirjan Manushi: Kur më vdiq nona, që më kërkove edhe 500 Euro? Më the duhen edhe 500 Euro, të fillojë procesi tjetër aty. Po ato, ku hynë?

Dilaver Xhafa: Po pra, certifikatën e pate marrë, por nuk e pate kthyer tek personat. 423 Euro janë paguar vetëm për llogari të motrës.

Stopi: Do i jap 1000 euro tha, por ca do bëjë?

Dilaver Xhafa: Do i regjistroj shtëpinë. Do i jap certifikatën e shtëpisë. Unë të jap mandatin, që ke paguar kaq lekë.

Stopi: Po tek hipoteka, mos duan edhe ata ndonjë kafe?

Dilaver Xhafa: Jo, jo! Ato janë detyrat e mia. Tani në proces kam fut 5 dosje përnjëherë. T’ju çoj një peshqesh dhe vras 5 zogj. I mbyll të pestë me një peshqesh të mirë. Të kam thënë 2600 Euro dhe është mbyll ai muhabet.

Stopi: Për vete nuk marrin ata?

Dilaver Xhafa: Marrin, 300-400 euro për vete e mbajnë.

Shuma e fundit, që Dilaver Xhafa kërkoi ishte 1000 Euro, por “vuri dorën në zemër” e pranoi 973 Euro.

Stopi: S’janë 1000 Euro total, se nuk e lejonte banka.

Dilaver Xhafa: Po mirë, e shkruajmë 1000. Do korrigjojmë letra ne për 20 euro. Ca problemi kishte banka?

Stopi: Nuk dërgon dot 1000 euro, se s’të lënë këta.

Dilaver Xhafa: E di!

Stopi: 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 970, 973…

Dilaver Xhafa: Po ik me gjithë treshat…Do rrimë do merremi me…

Stopi: Numëroji njëherë vetë ti! Faturat, që ke paguar në hipotekë, i ke?

Dilaver Xhafa: Janë në sistem. Ikin me sistemin. Qershor, mesi i korrikut, e ke të mbaruar.

Stopi: E dua me saktësi!

Dilaver Xhafa: Unë po të them kështu tani. Po të kaloi 31 Korriku, më thuaj…!/tvklan.al

dilaver xhafa ilirjan manushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet