Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.
TIRANË- Motori i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës u gjet rastësisht nga një kërkim në Google.
Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.
Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.
Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.
Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim. Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.
Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.
Por Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.
Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, pak larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq./Dosja.al
Ruben Saraiva BRITANI E MADHE- Ruben Saraiva, i riu nga Portugalia që po kërkohet si ekzekutori i Ardian Nikulajt, është një perso...
Policia ITALI- Ngjarje e pabesueshme në Itali. Një 44-vjeçar shqiptar është gjetur i shtrirë në tokë e të gj...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që Prokuroria e Përgjithshme të fokusohen më shum&eu...
Ardian Nikulaj TIRANË- Ruben Saraiva është autori i vrasjes së shqiptarit Ardian Nikulajt në Shëngjin. Portugezi, u porosit d...
Foto ilustruese TIRANË-Muaji prill shënon kulmin e sezonit ku më të shpeshta konstatohen alergjitë nga poleni i barit të eg&e...
Ministria e Punëve të Jashtme TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme pranon se Irani ka gjeur hapësira të rifutet në...
Motori TIRANË- Ky është motori që përdori Ruben Saraiva për t'u larguar nga biznesi i Ardian Nikulajt, pasi kreu krimin ...
Ruben Saraiva TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugal...
Ambulance LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Lushnje. Agron Benin, 55-vjeç ka ndërruar jet&eu...
Emigrante ANGLI- Një ligj i ri britanik që kërkon të ndalojë hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone p&e...