Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mjeti u gjet në afërsi të lumit, pranë banesës së Edmond Haxhisë, në fshatin Kakarriq.
TIRANË- Ky është motori që përdori Ruben Saraiva për t'u larguar nga biznesi i Ardian Nikulajt, pasi kreu krimin makabër. Policia e Shtetit ka ndarë foto të mjetit i cili u përdor nga autori për vrasjen e 19 Prillit në Shëngjin. Forcat blu sqarojnë se mjeti u gjet në afërsi të lumit, pranë banesës së Edmond Haxhisë, në fshatin Kakarriq.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia aktualisht po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin. Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al
Ruben Saraiva TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugal...
Ambulance LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Lushnje. Agron Benin, 55-vjeç ka ndërruar jet&eu...
Emigrante ANGLI- Një ligj i ri britanik që kërkon të ndalojë hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone p&e...
Shutgan MAMURRAS- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Mamurras, ku ka agravuar deri në kanosjen e disa punonjësve me arm&eum...
Edmond Haxhia dhe Ardian Nikulaj TIRANË- Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit...
Koço Buzo TIRANË- Dënohet me burgim të përjetshëm Koço Buzo, ish-efektivi i Policisë së Elbasanit, i cili ...
Edi Rama dhe Rishi Sunak TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar rastin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga një skuadër vras&eum...
Harry Simson TIRANË- Harry Simson, një nga anëtarët e grupit që ekzekutuan Ardian Nikulajn, rezulton se është një p...
Ruben Saraiva TIRANË- Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Rinas kanë zbuluar lidhjen e Edmond Haxhisë me grupin e...
Foto Ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Aksiden...