Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugali, prej nga e ka prejardhjen vrasësi i shqiptarit. Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.
“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”- me këtë titull e hap artikullin kjo media.

“Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi 1 javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, 4 britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, vijon raportimin gazeta “Correio da Manhã”.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al
Ambulance LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Lushnje. Agron Benin, 55-vjeç ka ndërruar jet&eu...
Emigrante ANGLI- Një ligj i ri britanik që kërkon të ndalojë hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone p&e...
Shutgan MAMURRAS- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Mamurras, ku ka agravuar deri në kanosjen e disa punonjësve me arm&eum...
Edmond Haxhia dhe Ardian Nikulaj TIRANË- Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit...
Koço Buzo TIRANË- Dënohet me burgim të përjetshëm Koço Buzo, ish-efektivi i Policisë së Elbasanit, i cili ...
Edi Rama dhe Rishi Sunak TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar rastin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga një skuadër vras&eum...
Harry Simson TIRANË- Harry Simson, një nga anëtarët e grupit që ekzekutuan Ardian Nikulajn, rezulton se është një p...
Ruben Saraiva TIRANË- Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Rinas kanë zbuluar lidhjen e Edmond Haxhisë me grupin e...
Foto Ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Aksiden...
Policia GREQI- Dy shqiptarë janë zënë ashpër me njëri-tjetrin në Larisa të Greqisë, për një ...