19 Shtator 2023, 14:48
Nga r.ll
Foto nga magazina
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë janë sekuestruar mallra të kontrabanduar me vlerë 150 mijë euro. Mallrat ishin të magazinuar në Tiranë në një subjekt të paregjistruar në organet tatimore.
Si rezultat i operacionin policor "Best cargo" u vu në pranga administratori dhe magazinieri i këtij subjekti, si dhe një një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Best cargo”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
19 Shtator 2023, 14:08
r.ll
Dritan Goxhaj
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Gjykatës Speciales për Dritan Goxhajn. Gjyqtarja Alma Kolgj...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 13:53
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona, babë e bir me origjinë nga Shqipëria kan...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 13:28
r.ll
foto për protestën
TIRANË-“Lëvizja Bashkë”, ka thirrur qytetarët në protestë ditën e enjte në...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 13:12
a.l
Vritet shqiptari në Greqi
GREQI- Gjykata në Greqi ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg' për 68-vjeçarin greki cili ...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 13:15
A.B
Mallrat
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërnda...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 13:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin përfundimtar pas monitorimit të zgjedhjeve vendore të 14 ma...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 12:34
A.B
Enca
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren Enca, e cila u lirua nga qelia...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 12:22
A.B
Identifikimi elektronik
TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve PEI, për identifikimin elektronik të votuesve p&...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 12:02
A.B
Protesta
TIRANË-Teksa sot do të mbahet gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbështetës të tij jan...
Aktualitet
19 Shtator 2023, 11:23
r.ll
pamje nga zjarri
TIRANË- Zjarri në pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, është referuar n&e...