LIVE UPDATES
Aktualitet

Sekret shtetëror; deputetët akuzojnë KLGJ-në për mungesë transparence në emërimin e gjyqtarëve

Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve kritikojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor për mungesë transparence dhe zhbërje të besimit të publikut tek drejtësia, pasi BIRN zbuloi se gati 1/5 e seancave plenare janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura.

9 Dhjetor 2022, 18:02 Nga k.m.
Sekret shtetëror; deputetët akuzojnë KLGJ-në për
Foto ilustruese

Më 23 korrik 2021, tre ditë pasi kishte marrë një fletëthirrjen për tu paraqitur në gjykatë, i paditur nga BIRN për shkelje të ligjit për të drejtën e informimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor i dorëzoi redaksisë katër procesverbale të mbledhjeve plenare që deri në atë moment i kishte konsideruar ‘sekret shtetëror’ dhe kishte refuzuar t’i publikonte – siç parashikonte ligji.

Por ndërsa shmangu përballjen në gjykatë dhe refuzoi të mbronte pretendimet e saj për sekrete shtetërore dhe të dhëna kofidenciale, KLGJ vijoi të njëjtën praktikë mbledhjesh të mbyllura sa herë në diskutim ishin kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, kancelar gjykate apo kandidatë për magjistratë.

Përmes një kërkese për informacion në nëntor, BIRN mësoi se KLGJ ka zhvilluar 76 seanca me dyer të mbyllura, ose sa 18.4 për qind e seancave që institucioni ka zhvilluar që prej fillimit të punës në dhjetor 2018. Deputetët të Komisionit të Ligjeve në Kuvend dhe ish-ministrat e Drejtësië, Fatmir Xhafaj dhe Gazmend Bardhi e shohin si shqetësuese praktikën.

“Besoj fort se mbetet një pikë jo shumë e fortë transparenca publike lidhur me veprimtarinë e të dy këshillave dhe posaçërisht kur gjykohet e vendoset për promovime në karrierë të magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë”, tha Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste, ish-kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Më i ashpër ishte deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

“Kurrësesi, mungesa e transparencës zhbën besimin e publikut tek drejtësia”, tha ai duke iu referuar praktikës së fshehtë të përdorur nga KLGJ-së në promovimin e gjyqtarëve.

KLGJ i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve” dhe ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që  mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” shkruan KLGJ.

Sekretet e KLGJ-së

E pyetur nga BIRN konkretisht mbi dokumentet sekrete që kishte administruar dhe që kishte prodhura KLGJ tha në përgjigje me shkrim se veç 62 shkresave që vetë KLGJ kishte përpiluar dhe shpallur sekret ajo kishte administruar edhe 235 shkresa nga institucione të tjera me të dhëna konfidenciale.

Këshilli ndërkohë referoi se kishte mbajtur sekret 76 seanca plenare. Të gjitha seancat sipas KLGJ-së ishin të lidhura emërimet dhe promovimet.

“Sa i përket numrit të mbledhjeve plenare të zhvilluara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në kuadër të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të cilat kuadri ligjor në fuqi parashikon marrjen e informacioneve të klasifikuara nga disa institucione kompetente për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të subjekteve, rezultojnë 76 mbledhje të Këshillit,”- thuhet në përgjigje.

KLGJ nuk referon specifikisht as ligj dhe as ndonjë nen mbi të cilin është bërë ky klasififikim. Ndërkohë ndryshe nga sa pretendon KLGJ, deklaratë e pasurisë e zyrtarëve që mbajnë poste publike nuk është  informacion i klasifikuar. Por pavarësisht kritikave publike, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka vazhduar praktikën e mbajtjes sekret të seancave të promovimit brenda gjyqësorit.

Të pyetur nga BIRN në disa raste në tetor të këtij viti, Këshilli përsëriti në mënyrë monotone se justifikimin e njëjtë.

“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që  mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” tha KLGJ.

Këshilli po ashtu këmbëngul se e drejta e publikut për tu informuar për debatin mbi kandidatët, përfshi këtu ata që u emëruan në Gjykatën e Lartë, përmbushej me njohjen me vendimin e zbardhur që publikohej në faqe pas anonimizimit.

“Pra, në këtë mënyrë, e drejta e transparencës dhe e informimit të publikut nuk cenohet, ndërkohë që njëkohësisht mbrohet e drejta e të dhënave personale, të personave që janë subjekte të vendimeve”, thuhet në një nga përgjigjet e KLGJ-së për BIRN.

Por KLGJ, në këtë pikë, neglizhon faktin që vendimi i zbardhur publikohet vetëm pas faktit të kryer. Kjo në vetvete e bën të pamundur debatin apo edhe njohjen e publikut me të metat e të mirat e një kandidati dhe pse ai po zgjidhet në favor të një kandidati tjetër, apo arsyet pse një kandidat skualifikohet e një tjetër qëndron në garë.

“KLGJ ka detyrimin t’i shpjegojë publikut arsyet se përse promovojë një gjyqtar në raport me një tjetër gjyqtar. Procesi i promovimit të gjyqtarëve është i ligjshëm vetëm kur është objektiv”, tha deputeti i PD-së Gazmend Bardhi.

Duke theskuar se se KLGJ duhej të ishte transparente edhe për gjyqtarët apo të tjerë jashtë sistemit që garonin për vendet vakante apo promovime, deputeti Fatmir Xhafaj tha se transparenca ishte detyrim kushtetues.

“Transparenca publike për organet e vetëqeverisjes së sistemit, për dy këshillat veçanërisht, është detyrim kushtetues e ligjor, është një nga risit e reformës si domosdoshmëri për një marrëdhënie të re me opinionin publik, me qytetarët, por edhe për një raport të ri me vet pushtetin që menaxhojnë”, tha Xhafa.

Zhbërje e besimit të publikut

Të pyetur nga BIRN mbi këtë qëndrim të KLGJ-së deputetë të Komisionit të Ligjeve u treguan kritikë. Xhafaj tha se ai nuk mund të fliste për raste konkrete, por vuri në dukje se ky ishte një shqetësim që e kishte ngritur disa herë.

Në parim unë e kam bërë të njohur qëndrimin tim për këtë çështje në disa prononcime publike, përfshi edhe dy javë më parë në fjalën në Kuvendin e Shqipërisë gjatë debatit për Progres Raportin e BE”, tha Xhafaj.

Ai shtoi se kontrolli i punës së institucioneve të reja të drejtësisë ishte e vetmja mënyrë për të garatuar dhe “për ti mbajtur ato në shinat e frymës dhe parashikimeve kushtetuese e ligjore”. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka u tregua më diplomatike në reagimin e saj. Ndërsa vuri në dukje nevojën për transparencë dhe faktin se kjo mund të kufizohej vetëm me ligj, Bushka u rezervua të kritikonte KLGJ-në.

“Megjithatë, institucionet, në konsultim me organet përkatëse për informacionin e klasifikuar dhe Komisionerin për te Drejtën e Informimit Publik dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duhet të bëjnë kujdes që të marrin masa të përshtatshme të cilat janë në harmoni me legjislacionin e këtyre fushave nga njëra anë, dhe që garantojnë të drejtën e publikut për informim nga ana tjetër”, tha Bushka.

Ndryshe nga Bushka deputeti demokrat Gazmend Bardhi, që përfaqëson Partinë Demokratike në Komisionin e Ligjeve ishte më i ashpër.

“Një nga qëllimet e Reformës në Drejtësi ishte pikërisht rritja e transparencës së organeve te qeverisjes së sistemit të drejtësisë,” tha ai, ndërsa shtoi se kjo merr rëndësi te jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për promovimin e gjyqtarëve.

“Sistemi ynë në të shkuarën nga vuajtur nga promovimet jo transparente, të mbyllura, që ishin një formë për të fshehur korrupsionin që shoqëronte këto promovime”, shtoi ai.

Bardhi theksoi se përveç se ishte “standard i dyfishtë”, pasi i trajtonte magjistratët dhe ata që kërkonin të përfshiheshin në sistem me një standard të ndryshëm nga magjistratët që iu nënshtruan vetingut,

Ai shtoi se kjo procedurë ngre “dyshime mbi integritetin e këtyre promovimeve apo emërimeve”./BIRN

këshilli i lartë gjyqësor birn klgj

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare