13 Korrik 2023, 12:52
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
ELBASAN- Albi Biçaku është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, duke u bërë personi i 52 që arrestohet nga grupet kriminale që shisnin drogë në Elbasan. 27-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.
"27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.
Më 21 shkurt të këtij viti, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj. Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Por sipas hetimeve, shënjestra e tij ishte 37-vjeçari Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Shtimi i shërbimeve në terren dhe kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”. Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim mbajtjen në kontroll të plotë të rendit dhe sigurisë në qark, si dhe për kapjen e shtetasve me precedent të theksuar kriminal që përbëjnë rrezik për qytetarët, kanë lokalizuar në Prrenjas dhe kanë ndaluar shtetasin e shpallur 2 herë në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd.
-Më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, shtetasi A. B. ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
-Gjithashtu, shtetasi A. B. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. 27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga.
operacioni rrjeti albi bicaku
Aktualitet
13 Korrik 2023, 12:45
zjarrfikesja
KAVAJË- Një person ka tentuar të djegë disa barishte në rrugën dytësore në dalje të Kavajës...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 11:04
A.B
Gentian Bejtja dhe Valter Bami
TIRANË- Ditën e sotme Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në banesën e Valter Bamit të arrestua...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 10:22
tragjedia në Vilë-Bashtovë
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest shtëpie" për Pëllumb Nikën, i cili &eum...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 10:07
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë njoftim zyrtar për...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 08:41
A.B
Fran Tuci
TIRANË- Një tjetër socialist në pranga. Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 08:33
plazhi ne jug te vendit
TIRANE- Çdo vit e më shumë qytetarët ankohen për çmimet abuzuese në jug gjatë sezonit ...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 08:02
A.B
Kanabis
TIRANË-Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiran&...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 07:22
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një konflikt mes një çifti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet. 'JOQ'...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 07:21
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëve të nxehtit Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë ...
Aktualitet
13 Korrik 2023, 07:12
A.B
Miratohen kriteret për njehsimin e diplomave parauniversitare për të rinjtë e larguar jashtë vendit me studime, por edhe për ref...