Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.
TIRANA- Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë. Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.
Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro.
Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të ulët që përkon me shkurtin dhe mbi 464 mijë që është muaji gusht.
Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.
Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.
Deri në fund të gushtit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 50.7 miliardë lekë apo rreth 507 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 97.8 për qind për 8-mujorin.
Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.36 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 8 muajt të këtij viti ishin 8.5 milionë./ Monitor
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjelli...
foto ilustruese KOÇAN- Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritu...
kampi ne gjader ITALI- Gazeta italiane Euobserver ka bërë një investigim lidhur me marrëveshja për emigrantët Itali-Shqi...
foto ilustruese GJERMANI- Tabloidi gjerman BILD shkruan dy shqiptarë do merrnin 184 kg kοkainë duke u zhytur poshtë a...
Irena Gjoka TIRANË- Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qen...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeropo...
Altin Dumani TIRANË- Komisioni i ligjeve u shoqërua me tensione ditën e sotme, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi p...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisiinin e Ligjeve nga demokrati Gent Strazimiri edhe për Irena Gjokën....
Foto ilustruse DURRËS- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur, se cilat do ...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi në...