Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Avokati Ilir Murati, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar rishikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të paraqitura si prova kryesore në proces.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po mbahet seanca për rigjykimin e Festim Bexhdilin, i akuzuar në lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2020. Avokati Ilir Murati, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar rishikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të paraqitura si prova kryesore në proces.
“Kemi konstatuar një gabim të organit procedues në interpretimin e pamjeve filmike,” deklaroi Murati para trupës gjykuese, duke theksuar se pamjet nuk e provojnë përfshirjen direkte të klientit të tij në rrëmbimin apo ekzekutimin e Jan Prengës.
Ndërsa Behar Dibra, prokuror i SPAK, ka deklaruar se nga pamjet rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf.
“Na rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf në orën 18:12. Në orën 18:30, automjeti largohet nga garazhi i ‘Golden Resort’. Bexhdili është larguar me të tjerë dhe është kthyer sërish aty," tha Behar Dibra, prokuror i SPAK.
Në mbrojtje të klientit të tij, avokati Ilir Murati ka kundërshtuar interpretimin e pamjeve filmike nga ana e prokurorisë.
“Në asnjë moment nuk duket Festim Bexhdili duke kryer veprime. SPAK pretendon se ai ka kaluar viktimën nga një automjet në tjetrin. Kjo është ose një kqyrje e gabuar, ose me dashje e keqe. Është totalisht e padrejtë. Këto qëndrime dua t’i mbaj publike. Do të kërkojmë ndoshta edhe ekspertë të pavarur për të verifikuar pamjet," tha Ilir Murati, avokat i Festim Bexhdilit.
Rigjykimi në Apel zhvillohet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri në Apel. Në këtë seancë, Aldo Majnishta është shoqëruar në gjykatë për tu marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Ai është përmendur nga Prokuroria e Posaçme si një nga personat që, së bashku me Bexhdilin, ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të viktimës.
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në ...
Foto ilustruese QERRET- Një ngjarej e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, nj...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Një pushuese nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi ë...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës po zhvillon një "aksion" në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë n&e...
Foto ilustruese ELBASAN- 50-vjeçari Zamir Halili është arrestuar në Elbasan pasi rezulton i dënuar në Itali me 7 vjet ...
Erion Alibej TIRANË- Erion Alibej do të dilte sërish sot para trupës gjykuese të GJKKO për të dhënë...
E bija KLOS- Është zbardhur vrasja e 65 vjeçarit Selim Velsula ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Autor i dyshuar i k&...
Gjetan Dalipi KLOS- Kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra në Klos, Gjetan Dalipi, ka folur para mediave lidhur me ng...
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në qarkun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe asgjësuar ...
Bashkëfshatari KLOS- Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës në...