LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rokshped", perandoria e familjes shqiptare në shënjestër të prokurorisë malazeze

Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër persona të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë MP Shped Trans, Predrag Maxhgal, ndërsa Ivan Turçinoviq u dorëzua vetë.

10 Qershor 2025, 18:49 Nga N.F
"Rokshped", perandoria e familjes shqiptare në
Foto

PODGORICË- Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë.

Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped. Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër persona të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë MP Shped Trans, Predrag Maxhgal, ndërsa Ivan Turçinoviq u dorëzua vetë.

Periq është drejtor i kompanisë Plus, e cila tregton produkte duhani dhe është e lidhur me Rokshped-in. Hetimet kanë në shënjestër bizneset e Rokshped-it - njërës prej kompanive më të fuqishme në Mal të Zi.

Në krye të kompanisë Rokshped është Nuo Stanaj, ndërsa Rokshped Auto Qendra drejtohet nga Sander Stanaj. Sipas burimeve jozyrtare, ata nuk ndodhen në Mal të Zi prej kohësh.

Çfarë dihet për bizneset e familjes Stanaj?

Familja Stanaj e themeloi kompaninë Rokshped në vitin 1992. Kompania, e drejtuar nga Rrok Stanaj, ishte fillimisht e përqendruar në transportin e mallrave në rrugë tokësore.

Gjatë sanksioneve kundër Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, kompania merrej me importin dhe shitjen e naftës dhe derivateve të naftës. Pompën e parë të benzinës e hapi në vitin 2000.

Tetë vjet më vonë, zinxhirin e pompave ia shiti kompanisë ruse, Lukoil, për 26.5 milionë euro, me një klauzolë që e lejonte Rokshped-in të vazhdonte të operonte në këtë biznes.

Në vitin 1992, ndërmarrja u regjistrua edhe për aktivitetin e importit dhe eksportit të cigareve, me miratimin e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë.

Firma është importuesja e vetme e autorizuar e një numri të madh të markave të njohura të cigareve në Mal të Zi dhe distributorja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj ndërkombëtarë, Japan Tobacco International.

Ajo posedon një rrjet prej afërsisht 300 pikash për shpërndarjen e shtypit dhe cigareve. Në vitin 2009, nga kompania kroate Agrokor mori rrjetin prej 188 pikash të shtypit, ndërsa një vit më parë themeloi Tobacco S press-in, me 80 pika shitjeje me pakicë.

Rokshped Auto Qendra është distributori i autorizuar i markave të makinave: Volkswagen, Audi, Seat dhe Cupra. Gjatë viteve ’90, kompania furnizoni me makina Qeverinë e Malit të Zi.

Në vitin 2006, ajo bleu hotelin Galeb në Ulqin, i cili më pas u rrënua dhe në vend të tij duhej të ndërtohej një hotel i ri. Rroku, i cili kishte gjashtë djem, vdiq në nëntor të vitit 2016.

Bizneset i udhëhiqnin kryesisht djemtë e tij, Antoni dhe Nua. Vëllezërit e tjerë, Lubo, Vaso, Sandri dhe Simoni, gjithashtu punuan në kompaninë familjare duke mbajtur pozita të ndryshme.

Antoni - i akuzuar në Beograd, i vrarë në Sudan

Antoni, i cili në shtator të vitit 2007 u nis nga Qiproja - përmes Beogradit - drejt Podgoricës, u arrestua në aeroportin e Beogradit, gjatë një operacioni policor të quajtur “Memfis”. Ai u akuzua për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar për kontrabandën e cigareve, duke përdorur kompaninë familjare si mbulesë.

Përveç tregtisë me cigare legale, sipas prokurorisë, ai merrej edhe me cigare të falsifikuara, të cilat i importonte në Mal të Zi përmes kompanive të regjistruara në Qipro dhe në Dellauer të SHBA-së.

Cigaret ruheshin në Portin e Tivarit. Zyrtarisht raportohej se shiteshin në dyqanet pa taksa (free shop) në Mal të Zi, por në realitet kontrabandoheshin në Serbi dhe prej andej shpërndaheshin në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Antoni dhe 26 persona të tjerë u akuzuan se midis viteve 2004 dhe 2007 i kishin shkaktuar buxhetit të Serbisë një dëm prej 65 milionë eurosh përmes kontrabandës së cigareve.

Në vitin 2011, Antoni u dënua me 6 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh si drejtues i grupit kriminal. Anëtarët e tjerë të grupit u dënuan me masa të ndryshme - nga dënimet me kusht deri në 5 vjet burg.

Gjykata, pastaj, e liroi me kusht, pasi pranoi një garanci prej 400 mijë eurosh që ai të mbrohej në liri. Por, në mars të vitit 2013, ai u vra në Sudan, ku thuhet se kishte një kompani për prodhimin e duhanit.

Familja e tij njoftoi se ai kishte qëndruar dhe punuar atje për “një periudhë të shkurtër”. Sipas punonjësve, ai u vra nga bashkëpunëtori i tij në biznes, Mujo Sefa, nga Kosova.

Aktivitetet në Serbi dhe lidhjet me Bosnje e Hercegovinën

Anton Stanaj është përmendur edhe si një nga pjesëmarrësit në konsorciumin që privatizoi fabrikën e kombajnave Zmaj në Zemun, e cila pas privatizimit dështoi. Ai, po ashtu, është përmendur si pronar i kantinës së verës Erdevik në Vojvodinë.

Përveç këtyre, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS) raportoi se Rokshped ka blerë aksione edhe në disa ndërmarrje në Serbi - në mesin e tyre: Agrovojvodina, Agrocoop, Stanishiq, Banat Seme, Mlinpek, Sheqer +, M.E.A dhe Panonliv.

Hetimi financiar i veprimtarive të Stanajt në Serbi nuk është iniciuar asnjëherë.

Në vitin 2013, CINS dhe rrjeti rajonal për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCRP raportuan se kanë siguruar një raport të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje të Bosnje e Hercegovinës (SIPA), në të cilin thuhej se familja Stanaj kishte bashkëpunuar me Naser Kelmendin dhe Ekrem Llukën nga Kosova.

Naser Kelmendi u dënua në maj të vitit 2023 nga gjykata në Prishtinë me katër vjet e tetë muaj burg për trafikim të drogës.

Nuo Stanaj - akuzat në Serbi

Sipas të njëjtit burim, vëllai i Antonit, Nuo Stanaj, u akuzua në vitin 2011 në Serbi për keqpërdorime gjatë privatizimit të kompanisë beogradase Industria e Kushinetave Sferike.

Sipas aktakuzës, kompania pësoi një dëm prej 9.2 milionë eurosh. Nua figuron si themelues dhe drejtor i kompanisë Rokshped, me 50.02% të aksioneve, ndërsa Lubo zotëron 33.3% dhe Vaso 16.6%.

Pavarësisht se Anton Stanaj ishte arrestuar dhe gjykuar për kontrabandë të cigareve, kompania Rokshped vazhdoi pa pengesa aktivitetet e saj në Mal të Zi - me shpërndarjen e shtypit, cigareve dhe makinave.

Sipas dokumenteve të siguruara nga OCCRP dhe CINS, nga viti 2008 deri më 2011, Rokshped fitoi kontrata në tenderë publikë me vlerë totale prej 3.8 milionë eurosh.

Sander Stanaj - hetimet në Mal të Zi

Sandri është pronari i vetëm i kompanisë Rokshped Auto Qendra. Në janar të vitit 2021, Prokuroria Speciale e Malit të Zi nisi hetime kundër tij dhe i bllokoi përkohësisht mbi dy milionë euro.

Ai u mor në pyetje pasi Njësia Financiare e Inteligjencës së Policisë i dorëzoi Prokurorisë të dhëna që tregonin se ai kishte futur mbi dy milionë euro në mënyrë të ligjshme në sistemin financiar.

Sandri tha se këto para ia kishte dhënë babai i tij, para më shumë se dhjetë vjetësh, dhe se tani i ruante në bankë.

Gjatë hetimeve u intervistuan edhe 11 anëtarë të familjes Stanaj. Prokuroria filloi hetimet ndaj Sandrit edhe për dyshimet për shmangie taksash dhe pastrim parash. Ky hetim nuk ka përfunduar ende. Sander Stanaj ka edhe një firmë në Shqipëri./ REL

rokshped

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit