15 Gusht 2023, 11:49
Nga k.m.
Rruga e re
BRITANI E MADHE- Një rrugë e re është zbuluar për emigrantët që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe. Sipas Telegraph, bandat po ofrojnë të kontrabandojnë njerëz me kamionë nga Spanja në Portsmouth. Kontrabandistët shqiptarë po sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për 14,000 £ për person si një alternativë përkundrejt transportit me varka të vogla.
Kostoja është katërfishi, por rruga është më pak e rrezikshme dhe, nëse është e suksesshme, emigrantët kanë më pak gjasa të kapen dhe të kthehen në Shqipëri. Emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone merren nga Forcat Kufitare, japin informacionet e tyre në zyrën e emigrancionit dhe më rikthehen në Shqipëri.
“Nëse mbërrijnë me një varkë të vogël, ata e dinë se ka të ngjarë të kthehen në Shqipëri. Ata e dinë se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, kështu që ata nuk regjistrohen në Home Office. Për të paguar shumën e madhe të parave për të hyrë në Angli, shumë futen në fermat e kanabisit,”-tha një hetues imigracioni i njohur me tregtinë.
Kjo do të thotë se emigrantët kanë më pak gjasa të identifikohen dhe të deportohen përsëri në vendin nga kanë udhëtuar. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se tërheqja e ekonomisë gri, ku emigrantët mund të fitojnë deri në 100 £ në ditë në ndërtim, mikpritje, lavazh makinash ose si berber, ose 1000 £ në javë si "kopshtar" në një fermë kanabisi është "shumë dërrmuese" për shqiptarët më të varfër. Qindra milionë paund po kthehen në Shqipëri.
shqiptaret ne angli
Aktualitet
15 Gusht 2023, 11:28
k.m.
Besnik Mujeci
TIRANË- Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik M...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 11:09
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore kallëzon në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 11:07
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku edhe ka dhënë detaje të ...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 11:03
k.m.
Foto ilustruese
TROPOJË- Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Fierzë kundër ...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 10:48
k.m.
Pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se automjeti që...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 10:24
a.l
Pamje nga vendngjajrja
BULQIZË- Zbardhen detaje nga krimi që tronditi Bulqizën, ku humbi jetën një 26-vjeçar, i identi...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 10:12
a.l
Dëshmia e banorit të fshatit Shupenzë
BULQIZË- Një banor i fshatit Shupenzë, aty ku mbrëmjen e djeshme u vra 26-vje&cced...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 10:19
k.m.
Eduart Dida
BRITANI E MADHE- Një shqiptar që hyri Angli me një gomone të vogël është burgosur pasi u kap duke u kujdesur...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 09:58
a.l
Vrasja në Bulqizë
BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjanit në Bulqizë, i ci...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 09:57
k.m.
Dorjan Dema
BULQIZË- Një nga fqinjët ka treguar detaje nga krimi i rëndë në Shupenzë ku 30-vjeçari Dor...