Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm.
Pas më shumë se një viti ndalimi, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rikthimin zyrtar të përdorimit të platformës online Tik Tok, ndonëse qytetarët nisën të kishin akses të plotë rreth 3 muaj pas vendimit për mbylljen e tij.
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm.
Por, që nga qershori, pa zhurmë e bujë, TikTok ishte i lirë që të aksesohej nga përdoruesit në Shqipëri.Edhe gjatë periudhës kur TikTok nuk mund të përdorej, d.m.th nga marsi në qershor, sërish shumë përdorues e aksesuan platformën nëpërmjet rrjeteve virtuale private (VPN).
Në vendimin e sotëm, Këshilli i Ministrave ka sqaruar se kjo heqje e ndalimit vjen pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) do të jetë përgjegjës për realizimin e këtij vendimi, duke respektuar gjithashtu legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Me këtë vendim shfuqizohet edhe vendimi nr. 151 i datës 6 mars 2025, i cili kishte vendosur masat për ndërprerjen e aksesit në TikTok, duke rikthyer kështu përdorimin e lirë të kësaj platforme për qytetarët shqiptarë.
“Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm.
Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.
Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.
Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.
Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”, theksohet në sqarimin e Këshillit të Ministrave./Monitor.al
Foto ilustruse KORÇË- Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe ditën e sotme në juglindje të vendit. Sipas të...
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 14-vjeçar në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer 4 vjed...
Foto ilustruse Shumë njerëz të botës së krimit po punonësojnë dedektivë privatë dhe këtë e provon ed...
Foto ilustruse TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura për të ak...
Sokol Sanxhaktarin dhe Henrik Hoxhaj TIRANË- Një nga të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka rr...
Fqinjet PEQIN- Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së familjes Kola në Itali, 4 anëtarë...
Henrik Hoxhaj TIRANË- I arrestuari nga operacioni 'Plumbi i Artë' Henrik Hoxhaj ka dhënë detaje për konfliktin e tij të ...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme për rrëmbim dhe dhunim në Gjirokastër. M&eum...
Brunilda Laboviti dhe Valbona Treska TIRANË- Valbona Treska, e vetëdeklaruar si Presidente e Urdhërit të Psikologut edhe pas zgjedhjeve...