LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Ekonomia shqiptare me lajme të mira, por çmime të larta

Edhe për Bankën e Shqipërisë, ekonomia përgjatë vitit 2023 ka shënuar ecuri pozitive në treguesit kryesorë. Institucionet shqiptare kanë theksuar se turizmi ishte një ndër motorët e rritjes ekonomike më 2023.

10 Janar 2024, 14:31 Nga I.A
REL: Ekonomia shqiptare me lajme të mira, por çmime të larta
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar se ekonomia e vendit po hyn në një fazë të re zhvillimi. Duke bërë një bilanc të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2023, ministri i Financave, Ervin Mete, tha se vendi pati një vit të jashtëzakonshëm turistik, nivele të larta të investimeve të huaja direkte, performancë të mirë të të ardhurave, si dhe shifra në ulje të papunësisë.

Edhe për Bankën e Shqipërisë, ekonomia përgjatë vitit 2023 ka shënuar ecuri pozitive në treguesit kryesorë. Institucionet shqiptare kanë theksuar se turizmi ishte një ndër motorët e rritjes ekonomike më 2023. Ekspertët e ekonomisë janë të ndarë në mendimet e tyre sa u përket arritjeve ekonomike. Për ekspertin Fatos Çoçoli, ekonomia shqiptare gjatë vitit 2023 ishte e qëndrueshme.

"Kemi një ekonomi rezistente dhe këtë e kanë theksuar raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar [Ndërkombëtar, FMN] apo Banka Botërore. Nuk duhet t’i harrojmë efektet që ende ndihen nga tërmeti i vitit 2019, goditjen nga pandemia, inflacioni i lartë për shkak të luftës në Ukrainë, kështu që ishte e pritshme që gjatë këtij viti të kishim një ekonomi që shkëlqen, pa ngrohur", thotë Çoçoli.

Ndërsa, eksperti Vjoldi Danaj, thotë se ekonomia gjatë këtij viti nuk shënoi regres, por shtron pyetjen nëse ajo rritje ishte e shëndetshme.

"Shifrat e institucioneve ndërkombëtare dhe shqiptare flasin për rritje, por mos harroni, duhet të bëjmë disa llogari të thjeshta. Sa para kanë në xhep qytetarët, a ju mjaftojnë pensionistëve dhe pjesës më të madhe të qytetarëve për të mbyllur shpenzimet e muajit? Nga janari në dhjetor pjesa më e madhe nuk kanë arritur të heqin mënjanë disa kursime, qoftë edhe për festat e fundvitit, për shkak të çmimeve të larta. Pra, në ekonominë bazë të familjes ne nuk jemi të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e biznesit u godit, kryesisht eksportuesit, për shkak të rënies së euros", thekson Danaj.

Viti 2023 u mbyll me një inflacion 4.5 për qind, ku rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e produkteve bazë.

Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare vendosi t’i ngritë pagat për të punësuarit në sektorin publik, për disa kategori si mjekët, infermierët, mësimdhënësit, punonjësit e policisë, ata të mbrojtjes dhe punonjësit e administratës.

Efektet e këtij vendimi do të ndihen më 2024, përgjatë të cilit Qeveria synon të arrijë qëllimin që paga mesatare në sektorin publik të shkojë nga 720 në 900 euro dhe të nxisë edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Fatos Çoçoli thotë se 2024-ta do të jetë viti i pagave.

“Pati rritje të ndjeshme të pagave në sektorin publik dhe kjo solli një rritje edhe në atë privat. Paga mesatare u rrit 22 për qind dhe të mos harrojmë se në sektorin shtetëror punojnë 182 mijë veta. Viti 2024 po ashtu është viti i pagave, sepse do të rriten sërish për ata që kanë pagë mesatare. Dhe, kjo do të shkojë në rritje të konsumit”, thotë Çoçoli.

Ndërsa për ekspertin Vjoldi Danaj, kjo politikë nuk sjell ndonjë ndikim sepse çmimet u rritën në mënyrë joproporcionale krahasuar me pagat.

“Është e vërtetë që pagat po rriten nga viti në vit, por kemi një hendikep, sepse çmimet po rriten në mënyrë joproporcionale. Paga mesatare është më e ulët se kostoja, për të pasur jetë të dinjitetshme. Ndërsa, një pjesë e mirë e popullsisë mbetet në kufijtë e mbijetesës. Kemi një problem pse pagat e rritura nuk përkthehen në të ardhura në buxhet, kjo lidhet me evazionin, dhe kjo ndodh kur shteti ka presion fiskal të lartë, e sheh biznesin jo si aleat për zhvillimin ekonomik, por si mjet për ta vjelë”, vlerëson Danaj.

Ai thotë se fakti që rritja ekonomike prej 3.7 për qind është më e ulët se një vit më pare, kur shënoi 4.2 për qind, kjo tregon se ekonomia nuk ka performuar mirë.

Gjatë vitit 2023, Shqipërinë e kanë vizituar 10 milionë turistë. Për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, kjo ishte një arritje e madhe. Ajo më 6 janar tha se ky vit do të jetë “prova e zjarrit” që të mos kthehet në bumerang.

Institucionet në Shqipëri kanë pranuar se shifrat e turistëve nuk u reflektuan te të ardhurat në arkën e shtetit, për shkak të joformalitetit në këtë sektor.

Vjoldi Danaj thotë se pos joformalitetit, problemi qëndron edhe te mungesa e politikave të duhura për këtë sektor. Ai vlerëson se rritja e numrit të turistëve ishte për shkak të kuriozitetit pas një fushate promovimi që iu bë Shqipërisë në mediat e huaja.

"Ka pasur rritje të madhe, sigurisht, por ishte e nxitur nga kurioziteti për të parë çfarë ofron Shqipëria e cilësuar si ‘Maldivet e Evropës’. Por, mendoj se një pjesë e mirë e tyre u zhgënjye dhe do të na kthehet në bumerang. Synimi ynë duhet të jetë si t’i mbajmë, por edhe si të krijojmë turizmin elitar, ta ndajmë vendin tonë në zona specifike, ku ka turizëm elitar, turizëm familjar apo turizëm rinor. Ta shohim në 360 gradë, që nga infrastruktura, shërbimi etj. Duhet strategji konkrete, që të shfrytëzohet turizmi për të zhvilluar sektorë të tjerë si bujqësia, transporti apo të tjerë", konsideron Danaj.

Edhe Fatos Çoçoli e përmend joformalitetin e lartë në turizëm, si një ndër problemet kryesore, por thotë se të ardhurat që gjeneroi ky sektor thuajse u dyfishuan.

"Më 2022 këto të ardhura i kishim në vlerën 2.8 miliardë euro, ndërsa më 2023 kanë arritur në afro 4 miliardë euro, rritje gati 40 për qind. Jam dakord që kanë qenë më të shumtë turistët me ‘çantë shpine’, pra nuk kanë shpenzuar shumë apo kanë qëndruar pak. Janë 28 mijë familje shqiptare që rezultojnë që kanë dhënë me qira dhoma apo banesa për turistët. Por, nuk jam dakord që do të na kthehet në bumerang - ata që erdhën do të sjellin edhe të tjerë. Prenotimet (rezervimet) edhe tani në dimër janë tregues se ky trend do të vazhdojë dhe turizmi do të mbetet sektor me prioritet edhe më 2024", thekson ai.

Institucionet financiare në Shqipëri presin që të ruhet rritja ekonomike gjatë vitit 2024. Si Ministria e Financave, ashtu edhe Banka e Shqipërisë deklarojnë se sfidë mbetet synimi që inflacioni të zbresë në 3 për qind brenda këtij viti, nga mbi 4 për qind që ishte më 2023.

Por, përkundrejt të gjitha pritjeve për ulje të inflacionit gjatë këtij viti, të gjithë sektorët presin rritje të çmimeve në tre muajt e parë të këtij vitit, sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë të publikuar më 5 janar.

Për Fatos Çoçolin, do të vazhdojë trendi rritës, pasi investimet e huaja direkte kanë shënuar nivel rekord prej 1.1 miliard eurosh, dërgesat e emigrantëve gjithashtu janë rritur, e po ashtu edhe pesha e eksporteve, pavarësisht goditjes që pësuan nga rënia e euros. Ndërsa, Vjoldi Danaj e sheh ndryshe situatën dhe thotë se parashikon se do të ketë rënie të ekonomisë.

Një raport i fundit i Komisionit Evropian, thekson se ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet më 2024, ndikuar nga ngadalësimi i konsumit si rrjedhojë e çmimeve të larta, frenimit të punësimit dhe efekti negativ që po jep forcimi i lekut në konkurrencën e eksporteve.

Marrë nga REL

fatos Çoçoli ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta