LIVE UPDATES
Aktualitet

Redjan Rraja ekzekutori! Zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet se pse nuk po e vrisnin “Rrumi”, vartësit ankoheshin: Pse me na ngel ne faji?

Atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

15 Shkurt 2023, 20:31 Nga k.m.
Redjan Rraja ekzekutori! Zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet se pse nuk
Foto ilustruese

DURRËS- Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Durrësit. Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos, alias Rrumit. Në emisionin "Në shënjestër", atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

Biseda e përgjuar konstatohet edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’. Por për këtë ngjarje duket se Rraja po përndiqej edhe në burg, pasi me mesazhe i kërkonin që të bënte kujdes kur dilte për ajrim. 

Por le të kthehemi tek atentati. Më 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘Shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal. Dhe s’ka ça rri gjithë ditën nga ora 2 deri në 4. Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem. I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej. Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër,”-i shkruan Meçaj.

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht. Po ashtu, duket se ishin shumë të 'entuziasmuar' lidhur me gjithë skenarin që kishin bërë në kokë për atentatin. 

“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë. Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati. Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë. O për mua kam durim vlla, po kam hallin  e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë. E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla. Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’. Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’. Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka dit pa ardhur. Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”."

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta. Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh. Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit."

“Hë vlla e kanë pa? Po vjen këtej. Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij. Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’. Se di a ka rrugë andej. S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej? Tani doli, u kthye ne Sukth. Erdha prapë në Maminas. Se ai iku me marr kerrin. Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot. Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.

Durimi po u humbiste, por kishin edhe presion se edhe Plarent Dervishaj i kishte kritikuar për dështimin dhe kërkonte me ngulm që e gjitha të mbaronte ashtu siç vetë e kishte porositur.

“Leje vlla 2 orë në lokal ai, 1 orë te Shala, 1 orë në Sukth. ‘Doku’ s’u bë gati. Për Zotin më ka ik menja, kishte maru sot ajo vlla. T’i themi dhe ‘fshatarit’ vlla. Unë i shkreti pinc për Zotin, po nejse ju e dini. Po nuk vjen ‘Ramazani’, ti në timon tha, unë i gjuaj. Ok po vi andej i thashë. Po ça është kjo mo vlla, unë pinc ai më bërtet mua. Pa bukë 4 ditë pinc, aty pronto për çdo gjë, ai më bërtet mua për Zotin. Të dal nesër anej me ‘Fshatarin’, takohu dhe me të. Po ça s’më ka thënë, sikur unë du me i prish punë atij, më rridhnin lotët nga inati. Ça të bëj për nesër? Ja çova me foto bisedën me ‘Dokun’. Unë s’bëj gjë pa më thënë dikush nga ju”.

Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast ‘Sakatit’ dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur ‘Shoku’. Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e ‘Rrumit’. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.

“Më përzuri edhe mua. Më tha ik jashtë dhe mos ec mo më tha. O vlla po ça faji kam unë sot, kur më the ti dhe ‘Doku’, shifi shtëpinë. Ai s’më ka parë mua me fytyrë vëlla, thjesht ai u fut me një kthesë në rotondo. Unë i thashë ‘Fshatarit’, ec drejt mos e ndiq. Kaq ishte pse me ngeli mua tani me më përzënë ‘Shoku’. Ça je ti tha që të thonë ata ça duhet të bësh,”-tha Meçaj, qartësisht i zhgënjyer me përjashtimin që i bëri Dervishaj për gabimin e bërë. 

plaurent dervishaj arjan ndoj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj