4 Shkurt 2023, 13:59
Nga I.A
parate e vjedhura
TIRANË- Një ish-pastruese është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë ku ishte e punësuar. Mësohet se ish-pastruesja me emrin Elida Kodra ka vjedhur në banesë 2 mijë euro, 300 dollarë si dhe 35 lekë të rinj. Ndërkohë që nga arrestimi asaj u sekuestruan 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.
Fillimisht pronarët e banesës gjatë javës së fundit kishin konstatuar se mungonte një shumë lekësh dhe për këtë janë drejtuar në polici duke bërë denoncimin. Pasi kanë referuar dyshimet e tyre që binin mbi pastruesen, policia ka monitoruar 60-vjeçaren dhe kanë arritur që ta kapin atë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Gracka". Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese. Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën "Vaso Pasha", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Gracka".
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë. Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën "Vaso Pasha", gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
arrestohet pastruesja ne tirane elida kodra
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 13:39
a.l
aksidenti në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shoferin i cili aksidentoi një qytet...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 13:34
a.l
DURRËS- Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur dje në fshatin Jubë të Durrësit ku humbi jetën një 66-vjeçar. Dje u...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 13:25
a.l
hajduti i bicikletave
DURRËS- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ishte shpallur n&eu...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 13:24
I.A
Policia
DURRËS- Aksidenti që i ori jetën 66-vjeçarit ditën e djeshme në Durrës është zbardhur. Mës...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 12:56
I.A
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-zyrtares së kryeministrisë Alda K...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 12:21
I.A
QSUT
TIRANË- Gjykata e Tiranës kë vedosur që të pezullojë nga detyra me 3 muaj mjekun Nazmi Metaliu si dhe teknikun e&nb...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 12:11
a.l
Vlorë
VLORË- Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë do të ndalohet për këtë fundja...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 11:56
I.A
Kopertina e shfaqes
TIRANË- Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 11:47
I.A
Euro
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Kutia e Pandorës' në Tiranë ku u shkatërrua një grup kriminal....
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 11:40
I.A
Parate
TIRANË- Emrat e anëtarëve të grupit kriminal dhe drejtueses së tij në Tiranë kanë dalë. M&eu...