Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu bëhet e ditur se presioni iu është bërë votuesve që varen nga ndihmat sociale.
KOSOVË- Shefja e Misionit Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, prezantoi gjetjet preliminare të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në raportin e publikuar, bëhet e ditur se shteti serb u ka bërë presion votuesve serb, për të votuar Listën Serbe. Gjithashtu bëhet e ditur se presioni iu është bërë votuesve që varen nga ndihmat sociale.
“Katër nga gjashtë partitë serbe të Kosovës morën pjesë në tri debate të nxehta televizive, ku sulmet verbale dhe retorika nxitëse lanë në hije diskutimet përmbajtësore. Përveç kësaj, partitë më të vogla u përballën me sfida për të bërë fushatën për shkak të resurseve të kufizuara dhe gjobave të shqiptuara nga PZAP pasi LVV-ja dorëzoi ankesa të shumta për vendosjen jo të përshtatshme të materialit të fushatës. Fushata e LS ishte më e spikatura nga partitë serbe të Kosovës, kryesisht përmes mediave të Serbisë dhe mediave të vogla serbe të Kosovës, në të cilat partitë e tjera politike nuk kishin, ose kishin qasje shumë të kufizuar. Bashkëbiseduesit shpesh raportuan se anëtarët e LS së u bënin presion votuesve të cilët varen shumë nga ndihma sociale e Serbisë ose punësimi në institucionet e menaxhuara nga Serbia në komunat serbe të Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar sot.
Po, ashtu, për votuesit e Listës Serbe, thuhet se janë bërë edhe disa premtime se do të shpërndahen ndihma gjatë muajit shkurt. Sa i përket komunitetit serb, Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve thekson se ky komunitet kryesisht mbështetet në mediat transmetuese nga Serbia për lajme. Në raport po ashtu u vlerësua se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke testuar një kornizë të re ligjore, dhe se fushata ishte dinamike përkundër retorikës së ashpër që pasqyronte ndarjet e thella politike.
“Për më tepër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e mbështeti haptazi LS-në dhe u bëri thirrje votuesve të votojnë për këtë parti. Më 3 shkurt, drejtori i Zyrës për Kosovë njoftoi se do të shpërndahen 22,000 dinarë serbë (170 €) në muaj për personat në gjendje të vështirë sociale dhe të papunë, duke filluar me 5,000 përfitues që do i marrin kah mesi i shkurtit. Edhe pse transmetuesi publik RTK2 është i disponueshëm në të dhjetë komunat me shumicë serbe anembanë Kosovës dhe organizoi debate, shikueshmëria e tij e kufizuar i lë partitë opozitare joshumicë pa një kanal televiziv publik efektiv, duke lënë hapësirë minimale për fushatë, përveç mediave sociale. LS refuzoi të marrë pjesë në ndonjë debat të organizuar nga RTK2. Shumica e mediave online në gjuhën serbe e mbuluan fushatën, megjithatë TV Most dhe Kosovo Online u fokusuan pothuajse krejtësisht në aktivitetet e Listës Serbe”, thuhet në deklaratën preliminare të Misionit të BE-së.
Arma BUBQ- Një 19-vjeçarështë arrestuar ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim në fs...
Foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme për kontrabandë mallërash. M&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botë...
autori dhe viktima TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim au...
celibashi, cela TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së ...
qsut TIRANË- Një 14-vjeçar është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me urgjencë, pa...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" pë...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Tetë persona janë proceduar penalisht në Tiranë pas festës së zhvilluar mbrëmjen...
Osman Stafa TIRANË- Familjarët e personave që kanë humbur jetën në spitalin e Onkologjikut kanë dhënë d&e...
KORÇË- Gjykata e Korçës ka shpallur fajtor dhe ka dhënë dënimet për 4 persona që akuzohen për vrasjen e ...