LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama paralajmëron milionerët: Nëse përdorni gjykatat do shuheni si faktor ekonomik!

Rama u tregua i prerë kur u bëri thirrje ndërtuesve që të mos përdorin gjykatës të korruptuar që sipas kryeministrit ka ndodhur në raste të tjera pasi do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si faktor ekonomik. Kryeministri i paralajmëroi për pasoja të rënda dhe se nuk do të ketë kurrë legalizim për qëllime fitimi.

7 Shtator 2022, 16:43 Nga F.M
Rama paralajmëron milionerët: Nëse përdorni gjykatat do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme për të gjithë ndërtuesit apo siç i cilësoi ai milionerët. Duke folur nga ministria e Brendshme ku bëri prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Rama tha se qeveria u ka dhënë afat të gjithë atyre që kanë ndërtuar kate pa leje që t'i dhurojnë pasi do të shemben ose do të konfiskohen për interes publik. Rama iu drejtua një kulle që po ndërtohet në sheshin Skëndërbej emrin e të cilës nuk e tha por sipas kryeministrit ka ndërtuar 4 mijë deri në 5 mijë metra katrorë pa leje.

Rama u tregua i prerë kur u bëri thirrje ndërtuesve që të mos përdorin gjykatës të korruptuar që sipas kryeministrit ka ndodhur në raste të tjera pasi do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si faktor ekonomik. Kryeministri i paralajmëroi për pasoja të rënda dhe se nuk do të ketë kurrë legalizim për qëllime fitimi.

Edi Rama: Të lulëzojnë katet dhe stesat pa leje, në pallatet ku të kamurit ndërtojnë san ë det, san ë tokë, san ë shesh, një e kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, vetëm sa nuk bërtet pallati, shikoni sa u zgjata o njerëz. Përkundrazi, nuk u hyn gjemb në këmbë, gjëmbat më hyjnë mua që jam aksionerë me ta, gjëmbat u hyjnë atyre fshatrëve me duart me kallo që policia i kap me zell për çatinë pa leje, apo qytetarë që kapen për shtrim pllakash pa leje. Ky është kontrasti më i neveritshmë që mund të bëhet dhe kërkon një adresim të menjehrshëm, të pamëshirshëm do thoja unë, qoftë ndaj këtyre pasunarve që kanë miliona për kate, llaç e tulla e duhen zbrazur matane vijës së kuqe të ligjit, e kanë bërë vijën e ligjit si litar, qoftë dhe ndaj punonjësve të policisë së shtetit që qytetarëve ju tregojnë dhëmbët e pasanikëve u puthin këmbët, për ca lekë të qelbura. Operacioni do nisë nga Inspektoriati dhe do përfshijë dhe Bashkitë, përfshirë e Bashkinë e Tiranë, do niset me pallatet, hotelet, qendra biznesi, të ndërtuara në shkelje të ligjit. Këtë shkruan ligji dhe kjo nuk është bzatuar. Të gjitha katet e metrat katrorë do të shkojnë për strehim sociale e institucione, kemi akoma institucione që paguajnë qira, ndërkohë që 4 apo 5 mijë metra katrorë janë ngjitur këtu me sheshin  “Skënderbej”. Një vend perfekt, do t’i marrim ose do të na i japin dhe këtu do tu bëj thirrje ndërtuesve që janë përfshirë në këtë çorbë që të mos tentojnë të përdorin as blerësit e atyre apartamenteve apo hoteleve, nuk po flasim për qytetarët e fshatarët që ngrenë avllinë, po për milionerë që happen majtas e djthtas. Shemben ose konflskohen për shërbim publik. Sot në vendimin e qeverisë ju kemi dhënë të drejtën e parablerjes me çmimin real të tregut jo me atë që shkojnë deklarojnë atje. Ashtu sikurse u kemi dhënë mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë një pjesë të mëkatit. Çdo lekë që do të mblidhet nga parablerja e mundshme, se mund të thonë që e kemi shitur, bleje, se do e blesh nga populli, do të të shkojë shtrenjtë, por do paguash gjobë e do përballesh me ligjin. Nëse këta shkelës milionerë përdorin gjykatës të korruptuar, siç ka ndodhur me disa raste që janë skandaloze, do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si aktorë ekonomikë. Do kenë pasoja shumë më të rënda se këto metrat katrorë, që s’ju takojnë fare. Korrupto këtej e andej dhe në fund futi një legalizim lekëve të fituara. S’do ketë më kurrë legalizim të metrave katrorë për qëllime fitimi. Ato që janë në ndërtim e sipër vetëm shemben ose konfiskohen. AMP të hapë hetimet. Të gjitha metrat e marra tregojnë del se ka dhe një pallat i tërë i ndërtuar pa leje në Tiranë, shefi i komisariatit ku është ndërtuar ai pallat nuk ka se si të jetë shef komisariati. Ai pallat ose do shembet, ose do konfiskohet nuk e di se çfarë do ndodhë.

edi rama rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim