EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Aktualitet
VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari
Sipas Policisë, Gjykata e Ibizës në Spanjë kishte lëshuar më 18 maj 2026 një urdhër arresti ndaj tij, nën dyshimet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.
10 Qershor 2026, 08:42Nga E. D
pamjet
LEZHË- Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle është vënë në pranga në Shëngjin. Mësohet se 22-vjeçari me inicialet O.P ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë, Gjykata e Ibizës në Spanjë kishte lëshuar më 18 maj 2026 një urdhër arresti ndaj tij, nën dyshimet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga drejtësia e atij vendi.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Fast”. Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë. Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:
-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë./Dosja.al