EMRI/ Zbardhet plagosja e dy ditëve më parë në Vlorë, arrestohet autori, sekuestrohen disa mjete, një prej tyre i ...
Aktualitet
E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë (VIDEO)
Banorët e Bulqizës shprehen se vitet e fundit është vënë re një shtim i numrit të gjarpërinjve në zonë. Sipas tyre, mungesa e dimrave të ashpër, me borë dhe ngrica, ka ndikuar në shtimin e tyre dhe në daljen më të shpeshtë pranë zonave të banuara.
9 Qershor 2026, 13:23Nga E. D
BULQIZË- Një gjarpër është konstatuar në ambientet e një biznesi në Qytetin e Ri të Bulqizës. Sipas informacioneve të marra nga qytetarët, ka qenë një nga punonjësit e biznesit ai që ka arritur ta neutralizojë zvarranikun, duke shmangur rrezikun për personat që ndodheshin aty.
Banorët e Bulqizës shprehen se vitet e fundit është vënë re një shtim i numrit të gjarpërinjve në zonë. Sipas tyre, mungesa e dimrave të ashpër, me borë dhe ngrica, ka ndikuar në shtimin e tyre dhe në daljen më të shpeshtë pranë zonave të banuara.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat e larta favorizojnë lëvizjen e gjarpërinjve./Dosja.al