LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama dërgoi gazetarin në 'riedukim', reagon Safe Journalists: Zgjodhi arrogancën, hera e dytë kjo

Në një deklaratë rrjeti shpreh shqetësim se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

4 Korrik 2022, 18:55 Nga I.A
Rama dërgoi gazetarin në 'riedukim', reagon Safe
Edi Rama dhe Klevin Muka

TIRANË- Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili vepron në Prishtinë, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë, ka reaguar lidhur me qëndrimin që Edi Rama mbajti ndaj gazetarit të A2CNN Klevin Muka. Në një deklaratë rrjeti shpreh shqetësim se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
 
Të premten e kaluar, më 1 korrik, gjatë një konference për shtyp me gazetarë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha Klevin Mukës, gazetar i stacionit televiziv A2 CNN (degë e CNN në Shqipëri) se nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp të Kryeministër për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohet në “riedukim” për atë që Rama e konsideron sjellje joetike nga ana e gazetarit.
 
Klevin Muka pyeti ministren Olta Xhaçka për konfliktin e saj të interesit si ministre me bashkëshortin e saj si investitor strategjik i qeverisë shqiptare në sektorin e turizmit. Rama nuk e la Ministren të përgjigjej, përkundrazi e cilësoi publikisht gazetarin si të pamirpritur në konferencat e rradhës.
 
Përfaqësuesja e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri Blerjana Bino shpjegoi se është hera e dytë që Rama vepron në këtë formë me gazetarët gjatë konferencave për shtyp kur nuk i pëlqen pyetja.
 
Kryeministri ia mohoi gazetarit të drejtën për të marrë një përgjigje adekuate për një pyetje me interes publik. Pyetja e Kelvinit, nëse do t'i jepej përgjigje, do t'i kishte lënë ministres Xhaçka dhe kryeministrit një dritare për të hedhur dritë mbi çështjen e konfliktit të interesit dhe do t'i jepte publikut më shumë transparencë për çështjen në fjalë. Në vend të kësaj edhe një herë tjetër, kryeministri zgjodhi arrogancën ndaj transparencës dhe mbylljen e derës për gazetarët, veçanërisht ata të mirë”, tha Blerjana Bino për këtë rast.
 
Bino shprehu shqetësim edhe për mungesën e solidaritetit të gazetarëve gjatë konferencës.
 
Megjithatë, tani komuniteti i medias dhe organizatat e pavarura dhe OSHC-të po mblidhen krah Klevin në një përpjekje për të mbështetur gazetarinë kritike dhe cilësore të pavarur. Na duhet patjetër më shumë solidaritet mes gazetarëve në Shqipëri dhe aleanca më të gjera për lirinë e medias”, përfundoi Bino.
 
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

klevin muka edi rama blerjana bino

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj