LIVE UPDATES
Aktualitet

"Butrinti, beteja për Parkun", Rai News investigon menaxhimin nga Fondacioni, pyetjet që sikletosën ministren Margariti

Pasi përshkruan rrezikun që po i kanoset Butrintit duke e lënë në dorë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, gazetari Giampietro kërkon të dijë më shumë.

21 Nëntor 2022, 09:28 Nga F.M
"Butrinti, beteja për Parkun", Rai News investigon menaxhimin nga
Pamje nga dokumentari

ITALI- Televizioni italian RaiNeës ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër një nga ccështjet e forta të debatit publik në vend dhe jo vetëm, pas vendimit të këtij viti, ku qeveria kërkon t'ja japë të drejtën e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, Fondacionit Shqiptaro Amerikan. Gazetari Gianni Giampietro ka udhëruar drejt Sarandës e Ksamilit ku ka zhvilluar dhe intervista me studiuesin Auron Tare e ministren e Kulturës, Elva Margariti. Pasi përshkruan rrezikun që po i kanoset Butrintit duke e lënë në dorë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Giampietro kërkon të dijë më shumë.

“Një park që ka thesare me një varietet të ndryshëm kafshësh e bimësh  E gjithë kjo mund të vihet në rrezik nga një vendim i qeverisë së kryeministrit Edi Rama që ka vendosur t’ia japë Butrintit për menaxhim Fondacionit Amerikano Shqiptar. Ky vendim është kundërshtuar nga partitë Opozitare,”- thotë ai dhe më pas i drejton mikrofonin Tares.

“Problemi me Butrintin tani, përsa i përket menaxhimit, është se parlamenti ka miratuar një ligj që ia kalon menaxhimin e Butrintit një fondacioni. Ky është parku më i madh dhe më i rëndësishëm në vend. Kjo është një pikë që shumë studiues e arkeologë shqiptarë nuk mund ta pranojnë,”- shprehet studiuesi.

“Ka një tjetër problem, një pjesë do të hiqet nga Zona e Mbrojtur?”- pyet gazetari.

“Është vendimi i qeverisë gjithashtu për të përjashtuar një pjesë të Butrintit, konkretisht 800 hektarë të parkut nga Zona e Mbrojtur. Është marrë në janar të këtij viti. Kjo është arsyeja sepse unë kam punuar prej vitesh si drejtor që ta mbroj nga projektet që synojnë të realizojnë fshatra turistikë. Deri më tani, të paktën dy fshatra janë drejt përfundimit,”- përgjigjet Tare.

Më pas, Giampietro kërkon informacione nga ministrja Margariti për investime që pritet të bëhen.

“Fakt është që në Ksamil dhe në plazhin e Manastirit janë parashikuar investime me vlerë 28 milionë euro. Ndaj shkuam të kërkojmë një prononcim nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti,”- thotë gazetari, por përgjigjia që merr nga Margariti është se Ksamilin e kanë gjetur të ‘pushtuar’ nga investime e ndërtimet pa leje. Ndaj, sipas ministres, nuk kanë parë asnjë vlerë arkologjike apo kulturore për ta ruajtur nga investime të tjera.

“Nuk shohim vlerë arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore në zonën që tashmë është e ‘pushtuar’ nga investime, siç ndodh me rastin e Ksamilit, që është një zonë e urbanizuar totalisht. Vitet e para pas rënies së diktaturës, ndërtesat janë ndërtuar për fat të keq pa asnjë lloj lejeje,”- thotë Margariti.  

“Ambientalistët e kundërshtojnë dhënien e Butrintit në Fondacionin,”- shton gazetari, por Ministrja e Kulturës mendon se ky fondacion do ta ngjisë Butrintin në garën ndërkombëtare.

“Nuk është privat, është një fondacion që ka anëtare dhe Ministrinë e Kulturës. Në këtë moment jemi në një garë të hapur ndërkombëtare për kreun e ri të fondacionit, ka pasur shumë pjesëmarrës dhe më në fund përmes kësaj nisme Butrinti do të shohë dritë në arenën ndërkombëtare,”- thotë ajo.

NDIQNI REPORTAZHIN E PLOTË

Qeveria shqiptare miratoi në Kuvend projektligjin për menaxhimin e Butrintit nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Vendimi për menaxhimin e këtij siti me rëndësi të veccantë ka hapur debat mes ekspertëve të cilët deklarojnë se Parku po privatizohet dhe po shkelet ligji. 800 hektarë nga sipërfaqja e Parkut të Butrintit, që ishin brenda Zonës së Mbrojtur si pasuri natyrore janë hequr ndërsa ka një mungesë të thellë transparence në lidhje me planin e biznesit për menaxhimin e Butrintit. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vite. /Dosja.al

gianni giampietro parku i butrintit elva margariti rainews ne butrint

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!