LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari u nis për në dasmë ditën e protestës, policia e procedon dhe i bllokon mjetin e vjetër!

Emirjon Krasniqi, babai i dy fëmijëve të mitur tha për Fiksin se në datën 29 tetor ka qenë duke ikur me familjen, bashkëshorten, dy fëmijët dhe mbesën për në një dasmë në fshatin Ferraj në Fier.

4 Nëntor 2024, 20:49 Nga M.B
Qytetari u nis për në dasmë ditën e protestës, policia
Foto nga vendi i ngjarjes

DIVJAKA- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një qytetari nga fshati Babunjë i Divjakës, i cili është hetuar dhe i është sekuestruar makina për protestën e opozitës në datën 29 tetor 2024.

Emirjon Krasniqi, babai i dy fëmijëve të mitur tha për Fiksin se në datën 29 tetor ka qenë duke ikur me familjen, bashkëshorten, dy fëmijët dhe mbesën për në një dasmë në fshatin Ferraj në Fier.

Në orën 17.05 ka qenë në rrethrrotullimin e Levanit ditë dhe orë që përkonin me protestën e opozitës për bllokimin e disa akseve kryesore në Shqipëri me moton “mosbindje civile”.

Atje është bllokuar, ka qëndruar rreth 15 minuta dhe më pas me ndihmën e një gazetari ka marrë një rrugë dytësore dhe ka shkuar në fshatin Ferraj, ku kishte dasmë te daja i tij. Ai tha se gjatë kësaj kohe, 10-15 minuta mjeti i tij Wolksvagen Passat, i vitit 2000, ka qëndruar i pa lëvizur.

“Bëra adetet në shtëpinë e dajës dhe më pas në orën 21.00 shkova në një lokal në Roskovec, ku u bë ceremonia e dasmës, ku qëndrova deri në orët e para të datës 30 nëntor. Mëngjesin e kësaj date shkova në shtëpi dhe paraditen e 30 nëntorit më ka marrë polici i zonës që të paraqitem në Policinë e Divjakës. Shkova në polici dhe kam qëndruar 3 orë. Asnjë s’më tha se çfarë kishte bërë. Shkova me makinë dhe makinën e parkova para. Pas 3 orësh ka ardhur një furgon dhe më shoqëruan në Policinë e Fierit sikur të isha një kriminel. Policët më thoshin për një verifikim”, tregon ai.

Në Fier e pyetën se çfarë donte në datën 29 tetor në Levan. “U thashë se isha për një dasmë. Më thanë se të ka kapur droni mjetin tënd të pa lëvizur. I thashë isha me dy fëmijë, mbesën e gruan. I veshur për në dasmë dhe si do të shkoja në protestë me fëmijë të vegjël?! Dhe ç’doja unë nga Babunja për në Levan, kur atë ditë më afër kisha Rrogozhinën. Më dhanë disa letra për të firmosur, po s’më dhanë asnjë gjë me vete. Më thonë do të bllokojmë makinën.

Nga Fieri shkova sërish në Policinë e Divjakës dhe futa makinën me duart e mia në polici. Akoma aty është” shton ai, duke shtuar se ditën e protestës ka foto dhe video në dasmë. Në këto pamje duket Emirjoni sëbashku me familjen, duke darkuar dhe kërcyer në datën 29 korrik.

“S’kam protestuar ndonjëherë. Më kanë prishur shumë punë me makinën. Në vend që të bllokojmë makinat e politikanëve, më bllokojnë mua Passatin e vitit 2000. Unë kam pleq në shtëpi, të sëmurë dhe atë e përdor për punë. Më duhet mjeti, s’kam lekë të bredh lart e poshtë për të marrë makinën time”, përfundon ai.

Bashkë me Emirjonin, grupi i Fiks Fare shkon në Policinë e Divjakës, ku kërkojnë shefin dhe arsyen se përse është bllokuar mjeti i tij. Punonjësi s’ka dijeni për bllokimin, as për ndonjë dokument. Ai shkon dhe pyet Shefin e Komisariatit dhe pas disa minutash kthen përgjigje se “është vendim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit”. Sipas tij, procedurat janë bërë atje. Fiksi e pyet nëse Policia e Divjakës ka apo jo ndonjë vendim për bllokim dhe ai përgjigjet se “duhet të ketë Emirjoni”.

“Mua s’më kanë dhënë asnjë dokument bllokimi. Këtë mjetin tim të vitit 2000 vendosën të bllokojnë”, thotë ai. E pyesin se trafiku më 29 tetor është bllokuar nga deputetë dhe kryetar bashkie të djathtë, madje edhe me mjete luksoze, ku ndër to ka qenë edhe mjeti i deputeti Flamur Noka në Tiranë. “Më të dobtit e hanë” shton Ermirjoni.

Fiksi i kërkon Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit informacion për arsyen e bllokimit dhe a është verifikuar destinacioni. Në përgjigje, Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit shkruan se hetimet janë bërë nën drejtimin e prokurorisë, ku Emirjon Krasniqi është shoqëruar sëbashku me automjetin.

“Në përfundim të hetimeve, Emirjoni është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe është sekuestruar automjeti tip Volkswagen Passat me targa AA 857 OJ. Nga veprimet e para hetimore, bazuar në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se automjeti është konstatuar në vendin ku u zhvillua protesta (Rrethrrotullimi i Levanit), i vendosur në një mënyrë që bllokonte lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera. Po nga pamjet filmike, rezulton se edhe Emirjoni ishte prezent gjatë kohës së bllokimit të rrugës. Një kopje e sekuestros së automjetit i është dhënë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore” shkruan Policia e Fierit.

Fiksi e pyeti policinë se denoncuesi ishte nisur për në dasmë dhe përse nuk u verifikua destinacioni, pasi qytetari ka edhe foto e video. Policia përgjigjet se veprimet janë kryer nën drejtimin e prokurorisë dhe për kthimin e mjetit qytetari duhet ti drejtohet këtij organi. Policia ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke shkruar se ka pamje filmike. Në fakt, disa media që ishin prezent në protestë, e kanë filmuar Emirjonin. Ai është me të njëjtën veshje si në dasëm, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë. Në pamje duket se qytetari kërkon që t’i lirohet rruga./ Top Channel

divjaka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet