LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbrojtja e të dhënave personale/ Komisioneri raport për veprimtarinë e sistemit të Prokurorisë, Dervishi: Bashkëpunim proaktiv

Gjetjet e këtij dokumenti u prezantuan në një takim me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani dhe drejtuesve të 13 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

4 Nëntor 2024, 17:56 Nga ZH.LL
Mbrojtja e të dhënave personale/ Komisioneri raport për
Takimi në tryezë

TIRANË- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të marrëveshjes së Republikës së Shqipërisë me Eurojust (ligji nr. 113/2018) ka hartuar një Raport monitorimi për veprimtarinë e sistemit të Prokurorisë mbi mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të shkëmbimit të informacionit për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale. Gjetjet e këtij dokumenti u prezantuan në një takim me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani dhe drejtuesve të 13 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Komisioneri Dervishi theksoi si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin dhe kontributin proaktiv të strukturave qendrore dhe vendore të sistemit të Prokurorisë, në funksion të forcimit të standardeve dhe mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë themelore e individit.

“Rezultati duket mëse pozitiv, vlerësim maksimal pati nga ana e kolegëve të mbrojtjes së të dhënave të Eurojust dhe veçanërisht, prezantimi si modeli për t’u aplikuar edhe nga vendet e tjera të rajonit në Akademinë e Mbrojtjes së të Dhënave, organizuar në Bruksel në shtator të këtij viti nga Komisioni Evropian. Vlerësoj se përveç suksesit të këtij Raporti, çfarë tjetër duhet të nënvizohet në këtë proces është bashkëpunimi dhe komunikimi i shkëlqyer ndërmjet Institucioneve tona të pavarura në misionin tepër të rëndësishëm që ato kanë. Ky rol i caktuar në këtë Marrëveshje për institucionin tonë lidhet me një të drejtë të cilësuar shumë të rëndësishme në BE. Kjo, ashtu si dhe vlerësimi nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, na bën patjetër të ndihemi mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër, na ngarkon me përgjegjësi për të vijuar me po të njëjtin angazhim dhe cilësi këtë ushtrim periodik, të cilin duhet ta konsiderojmë si një mundësi për të përmirësuar proceset e punës dhe praktikat e mira të bashkëpunimit ndërinstitucional”, tha Dervishi.

Prokurori i Përgjithshëm, Çela nënvizoi në fjalën e tij se “procesi i monitorimit nga Komisioneri ka vlerë jo vetëm në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes mes Republikes se Shqipërisë dhe Eurojust, por krijon mundesinë e vendosjes së standardeve të larta për trajtimin e të dhënave personale nga ana e prokurorisë në të gjitha drejtimet, shumë e rëndësishme kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe standardeve që duhet të përmbushin institucionet shqiptare.” Gjithashtu, ai theksoi domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm institucional me Komisionerin edhe për sa i përket transparencës me publikun.

Drejtuesi i SPAK, Dumani në fjalën e tij theksoi se “qasja jonë i ka rrënjët te transparenca dhe privatësia, për të garantuar që metodat që ne përdorim përmbushin standardet evropiane dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Ne synojmë jo vetëm të jemi efektivë në luftën kundër krimit të organizuar por mbi të gjithë të ruajmë vlerat që janë në themel të shoqërive tona demokratike.”

Zyra e Komisionerit për hartimin e këtij Raporti të parë ka zhvilluar vizita monitoruese në Prokurorinë e Përgjithshme, në SPAK, si dhe pranë Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës. Paralelisht me këtë veprimtari, Zyra e Komisionerit ka asistuar me ekspertizën e saj këto institucione në përmirësimin e akteve rregullatore, praktikave dhe sidomos, në funksionalizimin e masave të duhura tekniko-organizative përsa i përket sigurisë së të dhënave personale. Arritja e standardeve më bashkëkohore në këtë fushë është e rëndësishme edhe për shkak të fazës së re të zhvillimit ku ndodhet vendi ynë, procesit të anëtarësimit në BE.

mbrojtja e te dhenave personale komisioneri dervishi raport

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet