LIVE UPDATES
Aktualitet

"Makina “Range Rover” u shit si e policisë!" Si u përdor kurthi para kryerjes së masakrës me 4 të vdekur në Shkodër! Dumani pritet të takojë zyrtarët e policisë

Makina tip “Range-Rover” e vjedhur në Durrës para se të përdorej në këtë vrasje, ka qarkulluar lirshëm në zonën e Kirasit dhe Dobraçit, duke krijuar bindjen tek banorët e zonës se i përket grupit të Operacional në Polici apo RENEA-s.

4 Nëntor 2024, 18:14 Nga Elton Qyno
"Makina “Range Rover” u shit si e policisë!" Si u
Foto ilustruese

SHKODRA- Detaje të rreja kanë dalë nga atentati mafioz i realizuar në 30 Tetor 2024 në zonën e Dobraçit (Shkodër), ku humbën jetën 4 personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i të moshuarve Bashkim dhe Flutura Bushati. Makina tip “Range-Rover” e vjedhur në Durrës para se të përdorej në këtë vrasje, ka qarkulluar lirshëm në zonën e Kirasit dhe Dobraçit, duke krijuar bindjen tek banorët e zonës se i përket grupit të Operacional në Polici apo RENEA-s.

Ideja se makina përdorej nga punonjës policie për qëllime shtetërore, është ngulitur bindshëm nga banorët, pasi individët që lëviznin me këtë makinë kanë ndaluar disa banorë dhe djem të rinj në Dobraç dhe Kiras, të cilët duke ju prezantuar si “policë” i kanë kontrolluar fizikisht e më pas i kanë lënë të lirë.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se qarkullimi i saj në publik me persona që mbanin të veshur jelekë me mbishkrimin “Policia” dhe ndalimi në rrugë i disa banorëve, ka krijuar perceptimin se vërtet kjo makinë ishte në përdorim të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Por e gjitha kjo strategji, ka qenë thjesht për maskim, duke u përdorur si “kurth” për anëtarët e fisit Lici, të cilët ditën e ngjarjes kanë dalë nga banesa e tyre me një automjet “Benz” të zi, pasi kishin planifikuar të shkonin për të darkuar në Podgoricë të Malin e Zi.

Në dijeni të kësaj lëvizje, kanë qenë dhe autorët e krimit të cilët me shpejtësi, kanë nxjerrë në rrugë të njëjtën makinë që sillej disa ditë më parë si mjet për qëllime policore. Sipas policisë makina “Range-Rover” ka dalë menjëherë nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, (njëri nga hasmit kryesorë të familjes Lici në Shkodër), duke ju vënë nga pas Benzit, që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer ndodhej Arlind Bushati.

Ndërkohë një person i tretë që besohej ka qenë në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur. “Range-Roveri”, i “Policisë” sapo ka arritur makinën “Benz”, dy persona ka hapur zjarr nga pas me dy automatikë (rreth 38 plumba), duke sjellë thyerjen e xhamave të mjetit dhe vdekjen e dy personave që ndodheshin në makinë.

Dyshimet flasin se në makinë ka qenë dhe Ibrahim Lici, i cili ka marrë dy plumba në trup, por ka shpëtuar mrekullisht. Ai vetë besohet shumë se ka shkuar fillimisht në një klinikë private në Shkodër, ku ka marrë mjekim dhe më pas është larguar. Ndërsa policia gjatë ditës së djeshme, ka kryer kontrolle në dy klinika private në Shkodër, por nuk kanë mundur të gjejnë prova për prezencën e tij.

Prezenca e Ibrahim Licit, u pa në vendngjarje i hutuar, teksa u filmua nga një kamera amatore, duke qëndruar në këmbë pranë trupit të pajetë të vëllait të tij, Hamza Lici. Ndërkohë nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Hamza Lici, ka marrë dy plumba, njërin në pjesën e kokës dhe tjetrin në zemër.

Ndërsa Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit zyrtarit të PD në Shkodër, ka marrë vetëm 1 plumb në kokë. Por dyshohet shumë se 1 plumb në trup ka dhe Flutura Basha, gruaja e mbetur e vdekur në këtë atentat. Pritet që tashmë këtë çështje ta marrë në dorë prokuroria e Posaçme SPAK, pasi gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, ka mësuar se për ngjarjen pritet të zhvillohet një takim mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët kanë hetuar rastin.

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale