Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Resuli shkruan se shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene, e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar skandal të Ministrisë së Bujqësisë fshehjen e pranisë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë. Resuli shkruan se shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene, e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Ai shprehet se nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.
Resuli pyet se përse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme? Më tej shprehet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka detyrim ligjor informimin e publikut, ku shton se siguria ushqimore është e drejtë themelore e çdo qytetari.
POSTIMI I PLOTË:
SKANDAL
MINISTRIA E BUJQËSIS FSHEHË SKANDALIN E AFLATOKSINËS – QUMËSHT I KONTAMINUAR NË TREGUN SHQIPTAR!
Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.
Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg.
Po autoritetet çfarë kanë bërë?
Kanë heshtur.
Nuk kanë informuar publikun.
Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit.
Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona.
Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika, baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?
Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme?
Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur?
AKU e ka detyrim ligjor informimin e publikut !
Mjaft me fshehje! Mjaft me rrezikim të jetës!
Siguria ushqimore nuk është statistikë laboratorike, por e drejtë themelore e çdo shqiptari.
Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.
Redjon Cenaj, Mariglen Ferataj BRITANI E MADHE- Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi akuzohen për përdhunimin e nj&...
Droga LEZHA- Një aksion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është zhvilluar në Lezh&...
Foto ilustruese SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet s...
Jan Prenga TIRANË- Seanca e sotme për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë në GJKKO. Mësohet se shk...
vendngjarja ne tirane TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në L...
vendngjarja LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë një kana...
Katerina Beqo dhe Roan Brahimi TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greq...
Katerina Beqo TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brah...
gjykata e fierit FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të c...
Foto ilustruese MORINA- Dy turq janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tentuan të hynin në Shqipëri ...