Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se muzeu është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi, sa e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, aq edhe dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer, edhe nuk harron.
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një Muzeu të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllim “dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë”. Në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, u tha se objektivi kryesor është “krijimi i një institucioni publik, përkujtues dhe prezantues të historive dhe përvojave nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se muzeu është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi, sa e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, aq edhe dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer, edhe nuk harron.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se muzeu i ri “synon edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave” dhe “prezantimin e përjetimeve të të mbijetuarve, që historitë e tyre të mos harrohen”.
Muzeu, shtoi ai, “synon paqen e qëndrueshme, duke u siguruar që e kaluara e dhunshme të jetë e dëshmuar, të kujtohet dhe të mos përsëritet”. Çeku ka thënë se ky muze do të themelohet fillimisht si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muzetë, ai pritet të shndërrohet në institucion të pavarur muzeor të nivelit kombëtar. Institucioni i muzeut synohet të vendoset në ndërtesën ku aktualisht vepron MKRS, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Propozimi për themelimin e muzeut u mbështet nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhje, me përjashtim të atij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi në votim. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-'99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL
prinderit e martin canit TIRANË- Mamaja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e të birit....
prinderit e martin canit TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë marrë sot pjesë në protestën para ministrisë së...
Armët e sekuestruara TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policior të 12 dhjetorit mes Prokuroris&eu...
foto ilustruese BERAT- Investitorja e objektit ku humbi jetën dje një punëtor është arrestuar sot nga policia e Beratit. Lidhur me...
marshimi TIRANË- Një muaj ka kaluar nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëm...
angel cani TIRANË- Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka treg...
Foto ilustruese KOLONJË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Starje të ba...
Foto ilustruese KOSOVË- Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë p&...
alket hatija DURRËS- Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme ka sekuestruar katër p...
Operacioni TIRANË- Europol ka zhvilluar së fundmi një operacion ndërkombëtar për pastrimin e parave në 6 vende. Mës...