Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në 30 ditë janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e Martin Canit, ku kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhe të njohur dhe aktivistë.
TIRANË- Një muaj ka kaluar nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, në afërsi të shkollës "Fan Noli". Ditën e sotme prindër dhe fëmijë kanë nisur, marshimin nga shkolla "Fan Noli" për te Ministria e Arsimit. Në 30 ditë janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e Martin Canit, ku kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhe të njohur dhe aktivistë. Në protestat e kaluara, qytetarët kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Gjykata e Apelit në Tiranë la në burg autorin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarin, Mario Përlleshi. Ky i fundit kishte kërkuar zbutje te masës së sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tij. Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Pas daljes nga spitali, Përlleshi u transferua te burgu i të miturve në Kavajë.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
angel cani TIRANË- Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka treg...
Foto ilustruese KOLONJË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Starje të ba...
Foto ilustruese KOSOVË- Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë p&...
alket hatija DURRËS- Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme ka sekuestruar katër p...
Operacioni TIRANË- Europol ka zhvilluar së fundmi një operacion ndërkombëtar për pastrimin e parave në 6 vende. Mës...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen "Toyota Yaris". Ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel...
ITALI- Autoritetet italiane kan vënë në pranga tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën në flagran...
aksidenti LEZHË- Një aksident i dyfishtë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se dy automje...
Dy resortet e konfiskuara TIRANË- Gjykata e Tiranës ka konfiskuar ditën e sotme dy restorte në Vlorë të të dënuarit...
abigeila voshtina TIRANË- Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka reaguar për herë të ...