LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësit e Kadastrës dhunojnë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

Kur kjo e fundit tentoi t’i shkonte në zyrë nuk u lejua. Roja sulmoi operatorin, kurse një person, që shoqëronte drejtorin e goditi në shpinë me celular gazetaren e emisionit “Stop”.

8 Shtator 2025, 21:35 Nga I.A

Punonjësit e Kadastrës dhunojnë gazetaren, drejtori bën

TIRANË- Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv Klan takohet me zonjën Zamira Alija, e cila tregon se nuk regjistron dot tokën, arë të babait të saj, përfituar me AMTP para dy vjetësh.

Kjo tokë, e shfrytëzuar nga familja tani del që në mes të parcelës, ka mbivendosje me shtetasin Ismail Cako.

“Kjo tokë është shfrytëzuar ka qenë e mbjellë me misër dhe grurë nga prindërit e mi. Tani nuk kanë më fuqi që të certifikojnë pronën dhe ne ta bëjmë diçka që na intereson. Unë nuk po marr dot certifikatën, në hipotekë më thonë që keni një mbivendosje me Ismali Cakun. Ndërkohë që mbivendosja është në mes të parcelës, nuk e di se si ka hyrë dhe ka dalë. Ky person nuk është paraqitur fare, thjesht është një fasadë atje që thotë se këtu ka hyrë dikush, por nuk e vërtetojnë dot me asgjë”, thotë për mikrofonin e emisionit “Stop” qytetarja.

Zamira thotë se pas kësaj situate, është drejtori i ASHK-së Kamëz Vorë, Agron Cerri.

“Më thonë shko jepi një kafe Agron Cerri. Ndjehem e kërcënuar nga personat që ky njeh, më kanë kërcënuar familjen. Më kërkojnë që të bëja një akt noterial për të hequr dorë unë. Unë nuk e dija se nga se duhet të hiqja dorë, kur nuk ekziston diçka. Nga këto më del që ky zotëria është pjesë e grupit kërcënues dhe që del hapur për të mos më dhënë certifikatën”, shton denoncuesja.

“Stop” arriti të kontaktojë me këtë të fundit, për të pyetur, se pse nuk pajiset me certifikatë pronësie Nexhip Alija, por drejtori u shmang duke kërkuar, që gazetarja t’i shkojë në zyrë.

Kur kjo e fundit tentoi t’i shkonte në zyrë nuk u lejua. Roja sulmoi operatorin, kurse një person, që shoqëronte drejtorin e goditi në shpinë me celular gazetaren e emisionit “Stop”.

Rojet e sigurisë: Stop! Stop!

Gazetarja: Jemi me drejtorin!

Operatori: Jemi me drejtorin. Op, op, avash, ça ra? Pse më prek me dorë?

Rojet e sigurisë: Nuk ke të drejtë të hysh ashtu me vrap!

Operatori: Pse më prek me dorë?

Rojet e sigurisë: Nuk ke të drejtë të hysh!

Operatori: Fol me gazetaren, mo vëlla! Unë jam me atë.

Rojet e sigurisë: Dil jashtë..! (e shtyjnë) Jashtë! Jashtë!

Operatori: Prit një sekondë. se më ka rënë kjo e kameras, ta marr!

Rojet e sigurisë: Ta marrim ne.

Operatori: Shko e ma merr njëri të paktën, se e kam mjet pune!

Rojet e sigurisë: Ta marrim ne, pa merak!

E gjitha ka ndodhur përpara kamerave të institucionit, ku gazetarja është goditur dy herë nga personi që po ruante drejtorin.

Gazetarja: O drejtor po si më le kështu dhe nuk e mbajtje fjalën mor burrë.

Drejtori i ASHK Kamëz-Vorë, Agron Çerri: Domenika, tashi, se merresh vetë me këtë punë, më duhet pak kohë! Nuk e njoh problemin. Në qoftë se ti këmbëngul,bëj shkresë dhe të kthej përgjigje! Hajt!

Drejtoria e Kadastrës nxitoi të deklaronte se agresori nuk është punonjës i saj, por nuk shpjegoi, se pse të tillë persona janë brenda institucionit dhe çfarë nevoje ka drejtori, të mbrohet nga gazetarët me këta individëve./TvKlan

agron cerri ismail cako

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale