Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministri thekson se se çdo akt i publikimit të testit është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Më tej theksohet se kjo përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit.
TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dalë me një postim të ri në lidhje me publikimin e tezës së provimit të fundit të Maturës shtetërore. Ministri thekson se se çdo akt i publikimit të testit është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Më tej theksohet se kjo përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit.
Ministria shton se është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Gjithashtu është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon.
Postimi i plotë:
Informacion i përditësuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e saj nga Qendra e Shërbimeve Arsimire, Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe ekipet e administratorëve të provimeve dhe vlerësuesit e tyre janë angazhuar maksimalisht në proçesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke garantuar standardet më të larta në organizim, ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe zhvillimin korrekt të procesit të testimit.
Në këtë kuadër, theksojmë se çdo akt i publikimit të testit pas përfundimit të provimit, megjithëse nuk cënon vlefshmërinë e tij, është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dalja e testit në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit, dhe ndaj këtij fenomeni Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar menjëherë.
Është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Konkretisht, është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon. Sa më sipër janë ndjekur të gjitha hapat për marrjen e masave administrative për mos zbatim të rregullores të Maturës Shtetërore edhe ndaj përgjegjësit të administrimit të provimit në atë shkollë, i cili kishte për detyrë të garantonte ndalimin absolut të përdorimit të celularëve në ambientet e provimeve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit të Maturës Shtetërore dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të parandaluar çdo akt që cënon këtë proces të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë.
safet bajri, asmer bilali, behar bajri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Behar Bajrit, Safet Bajri dhe Asmer Bilalit për he...
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali TIRANË- Behar Bajri, Safet Bajri dhe Asmer Bilali kanë bërë rekurs në Gjykatën e La...
Foto TIRANË- Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punë...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg...
foto ilustruese KOSOVË- Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ib&e...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët ...
Foto TIRANË- Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit. Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 treg...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë ditën e sotme lidhur me kont...
fo KORÇË- Një vatër e dytë e murtajës është shfaqur në qarkun e Korçës në fshatin Shko...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Prishtinë- Gjilan. Si pasojë e a...