LIVE UPDATES
Aktualitet

Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të tjerët

Ndërsa autoritetet në Prishtinë pohojnë se qëllimi i projekteve është “integrimi dhe zhvillimi”, disa qytetarë dhe përfaqësues lokalë paralajmërojnë se vendimi i tillë, i marrë pa konsultim me komunitetet, mund t’i rrisë edhe më shumë tensionet mes veriut dhe jugut të qytetit.

24 Qershor 2025, 15:46 Nga r.ll
Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të
foto ilustruese

KOSOVË- Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.

Ndërsa autoritetet në Prishtinë pohojnë se qëllimi i projekteve është “integrimi dhe zhvillimi”, disa qytetarë dhe përfaqësues lokalë paralajmërojnë se vendimi i tillë, i marrë pa konsultim me komunitetet, mund t’i rrisë edhe më shumë tensionet mes veriut dhe jugut të qytetit.

Marina nga Mitrovica e Veriut thotë se ky është “një vendim i nxituar nga autoritetet e Kosovës për të demonstruar pushtetin e tyre mbi qytetarët e veriut”.

“Të gjithë e dimë se ato dy ura nuk i nevojiten aspak qytetit dhe nuk mund të kontribuojnë në asnjë ‘përafrim’ ose ‘forcim të komunikimit’ midis qytetarëve në dy anët e Ibrit, por shërbejnë ekskluzivisht si mjet për të mbjellë paranoja te popullata serbe e veriut”, thotë Marina për Radion Evropa e Lirë.

Ajo kujton se ka ura funksionale për qarkullim dhe se qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut mund të kalojnë në këmbë edhe përmes urës kryesore mbi Ibër.

Për Anën, ideja e ndërtimit të dy urave mbi Ibër, përveç kryesores, është “krejtësisht e pakuptimtë”.

“Më shumë më duket si premtim parazgjedhor dhe mesazh për elektoratin, sesa kujdes i vërtetë për qytetarët dhe mënyrën se si ata funksionojnë. Komuna e Mitrovicës së Veriut duhet të merret me çështje të tjera, e jo me ide që nuk kanë thelb”, thotë ajo.

Autoritetet e Kosovës paralajmëruan javën e kaluar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Bazuar në një fotografi ilustruese, të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shihet se ato do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Megjithatë, nga BE-ja i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse - duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të dhënë më shumë detaje rreth ndërtimit të këtyre urave, përkatësisht kur planifikohet ndërtimi i tyre, nëse do të jenë të hapura për trafik e të tjera.

Qeveria nuk iu përgjigj as kërkesës për të komentuar qëndrimin e BE-së për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vendimin për ndërtimin e urave.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër u planifikua bazuar në një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ky projekt “do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të shërbejë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim midis dy pjesëve të qytetit”.

Megjithatë, një këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, Dushan Millunoviq, beson se këto ura janë të panevojshme.

Ai thotë se askush nuk u konsultua me qytetarët për nevojën e tyre dhe se çështja nuk u diskutua as në seancat e Kuvendit Komunal.

Sipas tij, ka çështje shumë më të rëndësishme që autoritetet lokale në veri të Mitrovicës duhet t’i adresojnë.

Ndërtimi i këtyre urave “do të ndikojë negativisht në situatën e përgjithshme”, thotë Millunoviq.

“Nëse do t’i kishim zgjidhur të gjitha problemet e qytetit, siç janë rrugët, kanalizimet, infrastruktura... Nëse do të ishte koha për të ndërtuar ura, do ta kuptoja. Por, për fat të keq, situata në terren nuk është e tillë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Millunoviq është i vetmi këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, i cili nuk e la pozitën e tij në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022.

Ai beson se, viteve të fundit, autoritetet e Kosovës vazhdimisht “kanë krijuar tensione të reja” dhe shton se ndërtimi i urave po paraqitet si “bashkim i Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, ndaj njerëzit janë të frikësuar”.

Qyteti i Mitrovicës u nda në periudhën e pasluftës, ndërsa në vitin 2013 u nda edhe zyrtarisht në dy komuna: Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare dhe Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe.

Në mes të qershorit të këtij viti u formua edhe një bord i përbashkët i këtyre dy komunave, bazuar në Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim “përafrimin e qytetarëve”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u pyet më pas nëse formimi i bordit nënkuptonte një hap drejt bashkimit të qytetit në një komunë të vetme, por ai e mohoi këtë në mënyrë kategorike.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, thotë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por shton se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar.

“Nuk është koha e duhur për të filluar [me ndërtimin e urave]. Të mos harrojmë se po afrohen zgjedhjet lokale - këto ura u shërbejnë politikanëve më shumë sesa qytetarëve të zakonshëm. Çdo qytetar i Mitrovicës ka nevojë për ura, por ne nuk kemi qendër kulturore, shkolla jonë është në kontejner, kemi shumë persona të zhvendosur, jo vetëm nga komuniteti shqiptar. Ka prioritete më të mëdha, urat duhen ndërtuar, por duhet të shkojmë me prioritete”, thotë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se autoritetet qendrore dhe lokale është dashur të konsultohen me qytetarët para se të merrnin vendimin për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, pasi ky është një vendim “me rëndësi të madhe”.

Sipas tij, ndërtimi i urave të reja duhej planifikuar pasi ura kryesore të hapej për qarkullim.

Pjesëtarët e komunitetit serb duhet ta kuptojnë se diçka e tillë do të ishte edhe në interesin e tyre, thotë Sadiku.

Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik - gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR - ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër - tha atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i tha Radios Evropa e Lirë se ka rrezik real nga hapja e urës në Mitrovicë, i cili mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ushtarët amerikanë.

“Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë, që punojnë në mbështetje të Kosovës”, tha në atë kohë ambasadori amerikan, duke shfaqur shpresën se Qeveria e Kosovës do t’i merrte parasysh “këto shqetësime”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më pas se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimin në lidhje me hapjen e urës, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk është e drejtuar kundër askujt.

Kjo urë njihet për konfliktet etnike në periudhën e pasluftës dhe kjo është edhe arsyeja kryesore e mbylljes së saj për qarkullimin e automjeteve.

Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarë nga Mitrovica e Jugut deklaruan se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes.

Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.

Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.

Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet