Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bajrat dhe Bilali kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Behar Bajrit, Safet Bajri dhe Asmer Bilalit për heqjen e masës së sigurisë "arrest në burg". Bajrat dhe Bilali kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
Tre të pandehurit akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka arrestuar edhe ish miss-in Eria Ago, e cila asokohe dyshohet se ka qenë e dashura e Safet Bajrit (Rustemit). Ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Burime bëjnë me dije se Eria Ago ka shërbyer si drejtuesja e automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.
Arrestimi i Safet Bajrit
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018.
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali TIRANË- Behar Bajri, Safet Bajri dhe Asmer Bilali kanë bërë rekurs në Gjykatën e La...
Foto TIRANË- Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punë...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg...
foto ilustruese KOSOVË- Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ib&e...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët ...
Foto TIRANË- Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit. Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 treg...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë ditën e sotme lidhur me kont...
fo KORÇË- Një vatër e dytë e murtajës është shfaqur në qarkun e Korçës në fshatin Shko...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Prishtinë- Gjilan. Si pasojë e a...
pamje nga vendngjarja DIVJAKË- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Divjakës. ...