LIVE UPDATES
Aktualitet

Paketa e Maleve, hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Udhëzimi përcakton se brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi, bashkitë duhet të nisin me ngritjen e Grupeve të Punës për identifikimin dhe analizën e zonave të mundshme për zhvillim.

24 Qershor 2025, 16:05 Nga N.F
Paketa e Maleve, hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe
Foto

TIRANË- Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor. Në fletoren zyrtare është publikuar udhëzimi i Ministrisë së Pushtetit Vendor “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, që përcakton procedurat që bashkitë duhet të ndjekin për të shpallur zona zhvillimi në territoret e tyre në përputhje me ligjin e ri “Për Paketën e Maleve”.

Udhëzimi përcakton se brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi, bashkitë duhet të nisin me ngritjen e Grupeve të Punës për identifikimin dhe analizën e zonave të mundshme për zhvillim. Në përbërje të grupit të punës do të jetë një nga zëvendëskryetarët e bashkisë që do të jetë edhe kryesuesi dhe 7 anëtarë që nga përfaqësuesit e strukturave për çështjet ligjore dhe pronat, pyjet dhe kullotat, nga turizmi dhe trashëgimia kulturore, financat, administratori i njësisë administrative dhe administratori i lagjes ose fshatit.

Për identifikimin dhe analizimin e zonave që pritet të zhvillohen me Paketën e Maleve do të shërbejë hartëzimi dhe verifikimet në terren, përfshirë statusin juridik të pronës. Për analizimin e zonave që do të zhvillohen do të ketë edhe konsultime publike me komunitetin lokal që preken nga shpallja e zonave prioritare.

Më tej nga grupi i punës do të përgatitet dosja zyrtare që i dërgohet për miratim Kryetarit të Bashkisë. Në dosje do të përfshihen një sërë dokumentesh, si: Harta e zonës (kadastrale, ortofoto, PZV); Relacion analitik për nevojën e zhvillimit; Lista e aktiviteteve të mundshme zhvillimore; Statusi i poseduesve jopronarë.

Në relacionin analitik që do të shoqërojë kërkesën për zhvillimin e zonës, udhëzimi ndër të tjera përcakton domosdoshmërinë e analizës sipas nevojës së zhvillimit. Zhvillimi i zonave molore për qëllime turizmi duhet të shoqërohen me një analizë në relacion për potencialin turistik lokal dhe ndërkombëtar. Duhet të identifikohen llojet më të përshtatshme të turizmit: eko-turizëm, agroturizëm, turizëm aventure, etj.

Zhvillimi i tyre për burimet natyrore dhe kulturore, kërkon analizë për të identifikuar asetet kryesore si parqe natyrore, shtigje malore, monumente historike dhe atraksione të tjera me vlerë. Për zhvillimin e infrastrukturës, do të analizohen nevojat për rrugë, akomodim, energji, ujë dhe shërbime të tjera thelbësore për zhvillimin e zonës.

Relacioni duhet të përmbajë edhe një analizë për ndikimi mjedisor dhe social, ku përcaktohet se do të vlerësohet ndikimi që zhvillimi mund të ketë në natyrë, biodiversitet dhe jetesën e banorëve lokalë.

Më pas dosja e plotë do të kalojë për miratim nga këshilli bashkiak, dërgimi për verifikim ligjshmërie tek prefekti dhe më pas tek ministri përgjegjës për pushtetin vendor. Nëse përmbush kriteret, ministri i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të zonës së zhvillimit.

PROCEDURAT E IDENTIFIKIMIT TË ZONËS SË ZHVILLIMIT

Brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetari i bashkisë urdhëron ngritjen e grupit të punës me këtë objekt veprimtarie:

a) Identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë, në përputhje me parashikimet e shkronjës “ç”, të nenit 3, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”. Pjesë e këtij procesi është edhe evidentimi në terren që kryhet me ndihmën e strukturave përkatëse në bashki, duke përfshirë evidentimin e pranisë së poseduesve dhe gjendjen faktike të posedimit, për të cilën mbahet procesverbali përkatës;

b) Mbledhjen, administrimin dhe analizimin e kërkesave për shprehje paraprake interesi në subjekte të ndryshme, të paraqitura në platformën digjitale të dedikuar për zbatimin e ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”;

c) Mbledhjen, administrimin dhe analizimin e të gjitha të dhënave të nevojshme socio-ekonomike, mjedisore dhe gjeografike, si dhe të çdo dokumentacioni tjetër që mund të jetë i nevojshëm, në kuadër të kësaj analize;

ç) Realizimin e konsultimit publik me komunitetin lokal që mund të preket nga shpallja e zonës zhvillimore, sipas legjislacionit në fuqi;

d) Bashkërendimin dhe bashkëpunimin me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jopronar në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës i përgjigjet kërkesës së paraqitur nga bashkia përkatëse jo me vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së kërkesës për informacion;

dh) Bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të siguruar dhe nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të zonës së zhvillimit. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit i përgjigjet kërkesës së paraqitur nga bashkia përkatëse jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës;

e) Vlerësimin e përputhshmërisë me dokumentet ekzistuese të politikave dhe planeve vendore, të tilla si plani i përgjithshëm vendor, plani vendor i menaxhimit të pyjeve apo çdo dokument tjetër i ngjashëm;

ë) Vlerësimin dhe konfirmimin se zona e zhvillimit e propozuar nuk përfshin territore që janë pjesë e mosmarrëveshjeve midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe në territorin në fjalë nuk janë të ndaluara zhvillimet ndërtimore në bazë të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura;

f) Hartimin e projektaktit dhe relacionit shoqërues.

Relacioni shoqërues i projektaktit, sipas pikës 4, të këtij udhëzimi, përmban analizë:

a) për nevojën e shpalljes së zonës së zhvillimit dhe për potencialet që nxit kjo nismë (për shembull potencialin për zhvillimin ekonomik, industrial apo turistik të zonës);

b) për praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës;

c) për vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën.

Relacioni duhet të përmbajë, gjithashtu, analizë në lidhje me këto aspekte, por pa u kufizuar vetëm në to:

Vlerësimin e kërkesës për turizëm (lokale dhe ndërkombëtare), identifikimin e llojeve të turizmit që janë më të përshtatshme për zonën (eko-turizëm, agroturizëm, turizëm aventure, etj.) apo të potencialit për zhvillimin industrial apo të sektorëve me prioritet;

Vlerësimin e burimeve natyrore dhe kulturore: identifikimin e atraksioneve kryesore, si: parqe natyrore, shtigje malore, monumente historike, etj.;

iii. Vlerësimin e infrastrukturës: analizimin e mundësive për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme (rrugë, akomodim, shërbime energjie, uji, etj.);

Analizimin e ndikimit të mundshëm në mjedis dhe shoqëri: vlerësimin e ndikimit të turizmit në natyrë, biodiversitet dhe jetesën e banorëve lokalë.

Grupi i punës kryesohet nga një nga zëvendëskryetarët e bashkisë dhe përbëhet nga këta anëtarë:

a) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe punët publike;

b) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për çështjet ligjore dhe pronat;

c) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për pyjet, kullotat;

ç) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për turizmin dhe trashëgiminë kulturore;

d) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për financat dhe për zhvillimin ekonomik;

dh) administratori i njësisë administrative përkatëse, territori i të cilës synohet të jetë pjesë e zonës së zhvillimit;

e) administratori i lagjes apo fshatit përkatës, territori i të cilit synohet të jetë pjesë e zonës së zhvillimit.

Grupi i punës, sipas nevojës, me qëllim realizimin e veprimtarisë së grupit, kërkon nga kryetari i bashkisë marrjen e shërbimeve me fonde buxhetore, si: konsulenca, studime, ekspertiza apo trajnime/edukim në vazhdim nga institucionet publike të arsimit të lartë, në përputhje me parashikimet e vendimit nr.188, datë 13.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për ofrimin nga institucionet publike të arsimit të lartë të shërbimeve, në përputhje me veprimtarinë e tyre për institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar. Pas marrjes së miratimit nga kryetari i bashkisë, strukturat përgjegjëse të bashkisë procedojnë në përputhje me parashikimet e këtij vendimi.

Grupi i punës zhvillon veprimtarinë brenda afatit të përcaktuar nga kryetari i bashkisë.

Grupi i punës, në përfundim të analizës tërësore të të dhënave dhe dokumentacionit mund të propozojë shpalljen e një ose disa zonave, brenda territorit të bashkisë, si zona zhvillimi. Dosja e përgatitur i paraqitet kryetarit të bashkisë dhe përmban këto dokumente:

a) Projektaktin e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit të punës;

b) Relacionin shoqërues, hartuar në përputhje me parashikimet e pikës 4, të këtij udhëzimi

c) Hartën e zonës së propozuar, të pasuruar me informacionin kadastral (manual dhe digjital);

d) Hartën e zonës së propozuar, të pasuruar me informacionin e Planit të Përgjithshëm Vendor (manual dhe digjital);

dh) Listën e aktiviteteve të mundshme/të synuara për zhvillim, bazuar në analizën e sektorëve me prioritet;

e) Dokumentacion që provon realizimin e konsultimeve paraprake me komunitetin lokal dhe palët e interesuara;

ë) Të dhëna mbi praninë e poseduesve jopronarë brenda zonës së propozuar, statusin ligjor dhe kategorinë (klasifikimin) e pronës;

f) Raport mbi infrastrukturën ekzistuese dhe nevojat për investime infrastrukturore.

Kryetari i bashkisë ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm administrativë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të përfshirë projektaktin për shpalljen e zonës zhvillimore dhe dokumentet shoqëruese në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak.

Vendimi i këshillit bashkiak i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë, sipas procedurës dhe afateve të parashikuara në ligjin nr.107/2016, “Për prefektin”, të ndryshuar.

III. PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PROPOZIMIT PËR SHPALLJE TË ZONËS SË ZHVILLIMIT NGA MINISTRI PËRGJEGJËS PËR PUSHTETIN VENDOR

Pas përfundimit të procedurës së parashikuar në pikën 10, të këtij udhëzimi, kryetari i bashkisë paraqet pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

a) Raporti përmbledhës mbi procedurën e ndjekur nga bashkia përkundrejt parashikimeve të këtij udhëzimi;

b) Hartën e zonës së propozuar dhe, nëse propozohet shpallja e më shumë se një zone (për shembull territor i bashkisë ose pjesë malore e atij territori), hartën që pasqyron vendndodhjen e çdo zone brenda territorit të bashkisë;

c) Konfirmimin se zona e zhvillimit e propozuar nuk përfshin territore që janë pjesë e mosmarrëveshjeve midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe se territori nuk është zonë e mbrojtur sipas legjislacionit në fuqi;

ç) Vendimin e këshillit bashkiak, miratuar sipas pikës 9, të këtij udhëzimi;

d) Dokumentin analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Në këtë analizë duhet të renditet, gjithashtu:

Niveli i pranisë së poseduesve jo-pronarë, duke specifikuar sipërfaqen në posedim;

Vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën. Analiza duhet të evidentojë nivelin e akteve të zhvillimit të territorit në këtë zonë përkundrejt zonave të tjera dhe se si mosrregullimi i marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi tokën ka ndikuar në këtë zonë.

Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, mund të kërkojë sqarime në lidhje me dokumentacionin apo plotësim të dokumentacionit të përmendur në pikën 11, të këtij udhëzimi. Njoftimi për plotësimin e dokumentacionit ose paraqitjen e dokumentacionit shtesë i përcillet kryetarit të bashkisë me shkresë zyrtare. Mosparaqitja e dokumentacionit plotësues ose dokumentacionit shtesë në përfundim të afatit 10-ditor nuk pezullon procesin e vlerësimit të kërkesës. Në këtë rast, vlerësimi i kërkesës bëhet mbi dokumentacionin e dosjes së administruar.

Në rast se territori i bashkisë që synohet të shpallet zonë zhvillimi është objekt mosmarrëveshjeje midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale sipas legjislacionit në fuqi, territori nuk mund të shpallet zonë zhvillimi për atë bashki sipas këtij udhëzimi.

Në përfundim të vlerësimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, nëse konstatohet se bashkia ka përmbushur kriteret ligjore sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, ministri përgjegjës vendos t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi.

Kërkesa e bashkisë kompetente për shpallje e zonës së zhvillimit që nuk përmbush kriteret ligjore dhe ato të parashikuara në këtë udhëzim, në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqitet dhe procedurën që duhet ndjekur, refuzohet. Vendimi i ministrit përgjegjës për refuzimin e kërkesës përmban arsyet e refuzimit.

Bashkia mund të iniciojë sërish procesin e identifikimit e të vlerësimit të zonës së zhvillimit, në përputhje me parashikimet e këtij udhëzimi, për atë zonë apo ndonjë zonë tjetër brenda territorit.

Bashkia publikon në faqen zyrtare të internetit vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e zonës së zhvillimit, si dhe të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat përkatëse. Bashkia siguron informacionin e nevojshëm që do të vendoset në platformën digjitale të dedikuar për zbatimin e ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit në bashkinë përkatëse.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore shërben si sekretariat teknik për kryerjen e procedurave sipas kreut III, të këtij udhëzimi, dhe për aq sa është e mundur, mbështet bashkitë në lidhje me fuqizimin e kapaciteteve për administrimin e procesit të parashikuar në këtë udhëzim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bashkëpunon dhe ndërvepron, në përputhje me afatet e parashikuara në këtë udhëzim, me qëllim përshpejtimin e procesit të identifikimit të zonës së zhvillimit. Nëpërmjet ndërveprimit me Agjencinë duhet të synohet të saktësohet që në këtë fazë nëse zona e synuar i është nënshtruar procedurës së regjistrimit fillestar të zonave kadastrale, fazën e kësaj procedure për atë zonë, si dhe nëse ka nevojë për përmirësim të regjistrave të pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit në fuqi./ Monitor

paketa e maleve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet