LIVE UPDATES
Aktualitet

"Përgjithësimi dëmton figurën dhe institucionin!" Psikologia Suela Kalaja reagon pas akuzave të avokatit për psikologët në burgje! Replikon Vishaj

Kalaja shkruan se si profesioniste e shëndetit mendor dhe pjesë e strukturave i vjen rëndë të lexojë në media artikuj apo deklarata që përhapin përgjithësime të rënda dhe të pabazuara ndaj figurës së psikologëve që ushtrojnë detyrën në këtë sistem.

19 Korrik 2025, 10:11 Nga M.B
"Përgjithësimi dëmton figurën dhe institucionin!"
Foto ilustruese

TIRANA- Psikologia Suela Kalaja ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka komentuar një nga çështjet më të përfolura të momentit, atë të takimeve speciale me pagesë në burgjet shqiptare teksa është ndalur konkretisht te mënyra se si është përfolur figura e psikologut në këtë histori. Kalaja shkruan se si profesioniste e shëndetit mendor dhe pjesë e strukturave i vjen rëndë të lexojë në media artikuj apo deklarata që përhapin përgjithësime të rënda dhe të pabazuara ndaj figurës së psikologëve që ushtrojnë detyrën në këtë sistem.

Ajo shton se të flasësh në mënyrë të papërgjegjshme për “psikologe që ushtrojnë prostitucion në burgje” do të thotë të fyesh pa dallim çdo koleg që, përditë, në kushte objektivisht të vështira, ushtron një profesion delikat dhe të lodhshëm, në shërbim të shëndetit mendor dhe rehabilitimit të personave të privuar nga liria.

Psikologia Kalaja shton se raste të izoluara apo devijime individuale (nëse ekzistojnë) nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të njollosur një kategori të tërë profesionistësh. Sipas saj, kjo është e padrejtë, e dëmshme dhe cenon rëndë figurën e një shërbimi që kërkon respekt dhe besim të vazhdueshëm nga shoqëria.

Gjithashtu ajo thotë se media, avokatët dhe çdo zë publik duhet të tregojnë përgjegjësi në komunikim, duke ndarë qartë rastin individual nga figura e profesionistit në tërësi pasi deklarata të tilla, të hedhura në publik pa fakte dhe pa përgjegjësi, nuk cënojnë vetëm profesionistët e shëndetit mendor, por edhe vetë besueshmërinë ndaj institucioneve.

Ky postim i psikologes Kalaja vjen pas një tjetër postimi të bërë dje nga avokati Saimir Vishaj i cili thoshte një nga fenomenet e pikasura në burgjet shqiptare ishte se disa psikologe të punësuara në burgje luajnë rolin e prostitutës përkundrejt pagesës.

Po në postimin e Kalasë nuk ka munguar një koment nga ana e Vishajt i cili thotë se të papërgjegjshme janë ato që kryejnë punë të pista në atë sistem duke i bërë thirrje psikologes që të mos preket kaq shumë nga disa individ,duke filluar nga IEVP Berat sipas tij.

Për këtë nuk ka munguar as replika e psikologes Kalaja e cila thotë se përgjegjësia individuale është një çështje që duhet të trajtohet me mekanizmat ligjorë e disiplinorë. Sipas saj, përgjithësimi publik që dëmton figurën e psikologut si profesion në sistem, është i padrejtë dhe i rrezikshëm për të gjithë si shoqëri.

POSTIMI:

Mjaft me baltosjen publike të figurës së psikologut kësaj here në sistemin penitenciar!!!

Si profesioniste e shëndetit mendor dhe pjesë e strukturave ,më vjen rëndë të lexoj në media artikuj apo deklarata që përhapin përgjithësime të rënda dhe të pabazuara ndaj figurës së psikologëve që ushtrojnë detyrën në këtë sistem.

Të flasësh në mënyrë të papërgjegjshme për “psikologe që ushtrojnë prostitucion në burgje” do të thotë të fyesh pa dallim çdo koleg që, përditë, në kushte objektivisht të vështira, ushtron një profesion delikat dhe të lodhshëm, në shërbim të shëndetit mendor dhe rehabilitimit të personave të privuar nga liria.

Raste të izoluara apo devijime individuale (nëse ekzistojnë) nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të njollosur një kategori të tërë profesionistësh. Kjo është e padrejtë, e dëmshme dhe cenon rëndë figurën e një shërbimi që kërkon respekt dhe besim të vazhdueshëm nga shoqëria.

Media, avokatët dhe çdo zë publik duhet të tregojnë përgjegjësi në komunikim, duke ndarë qartë rastin individual nga figura e profesionistit në tërësi. Deklarata të tilla, të hedhura në publik pa fakte dhe pa përgjegjësi , nuk cënojnë vetëm profesionistët e shëndetit mendor, por edhe vetë besueshmërinë ndaj institucioneve që i mbajnë në funksion.

Si pjesë e këtij sistemi, mund të them me bindje që shumica dërrmuese e kolegëve të mi janë profesionistë jo vetëm të ndershëm, por edhe të përkushtuar (shpesh heronj të heshtur) që punojnë me integritet, duke respektuar rregullat dhe standardet profesionale. Çdo devijim individual trajtohet institucionalisht përmes mekanizmave ligjorë dhe disiplinorë. Për këtë arsye, është më shumë se e domosdoshme që të ndalet njëherë e mirë kjo baltosje publike dhe etiketimi i padrejtë i figurës së psikologut në burgje.

REPLIKA NË KOMENTE:

Saimir Vishaj: Te papergjeqshme jane ato qe kryejne pune te pista ne ate sistem dhe ti mos u prek kaq shume nga disa individ,duke filluar nga IEVP Berat e gjetke.....

Suela Kalaja: Pikërisht për këtë reagova. Sepse përgjegjësia individuale është një çështje që duhet ta trajtohet me mekanizmat ligjorë e disiplinorë. Por përgjithësimi publik që dëmton figurën e psikologut si profesion në sistem, është i padrejtë dhe i rrezikshëm për të gjithë ne si shoqëri.SOS-i i vërtetë është për figurën e profesionistit që po përdhoset pa fakte. Kjo ishte thelbi i qëndrimit tim.

takimet speciale ne burgje

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim