Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Ai akuzoi kreun e qeverisë për shpërfillje të rëndë ndaj nevojave të qytetarëve dhe bujqve, duke e kritikuar ashpër vendimin për shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West në kurriz të problemeve ekonomike të vendit.
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka bërë thirrje gjatë protestës së 41-të para Kryeministrisë për vazhdimin e tubimeve deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi negociate.
Ai akuzoi kreun e qeverisë për shpërfillje të rëndë ndaj nevojave të qytetarëve dhe bujqve, duke e kritikuar ashpër vendimin për shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West në kurriz të problemeve ekonomike të vendit.
Zotaj e cilësoi kryeministrin si një figurë që drejton vendin prej 13 vitesh me mentalitet autokratik, duke e fajësuar për shkatërrimin e industrisë dhe nxitjen e largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.
Deklarata e tij:
"Protesta vijon në ditën e 41-të për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve, që quhet kryeministri Edi Rama me gjithë stafin e tij. Kryeministri, me qëndrimet e tij kriminale kundër popullit shqiptar, nuk turpërohet nëse ka njerëz me nevoja të veçanta, të cilëve u mungojnë gjërat elementare për të jetuar. Nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh subvencionet 100% dhe bujqit janë në një siklet të madh se si mund të nxjerrin shpenzimet.
Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se erdhi në pushtet me mendimin se do të vinte në funksion uzinën e Ballshit dhe e shkatërroi atë, duke e shitur për hekur.Nuk turpërohet. Ai turpërohet vetëm nëse nuk mbahet një koncert dhe hedh 4 milionë euro. Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se populli i tij detyrohet të marrë rrugën për një jetë më të mirë në Europë dhe i lë prindërit e moshuar pa shërbim dhe pa asnjë lloj përkujdesjeje. Nuk turpërohet absolutisht, sepse ndjenja sociale në shpirtin e tij është e vrarë që në fëmijërinë e tij, sepse ndryshe nuk mund t’i japim një kuptim.
Pra, kemi fatin e keq që në vitin 2026 të vazhdojmë për vitin e 13-të radhazi të udhëhiqemi nga një kryeministër që vetëm për popullin e tij nuk mendon. Ai e shfrytëzon votën e këtij populli për të marrë karrigen dhe për ta shtypur atë sistematikisht. Kjo protestë e ditës së 41-të duhet të vazhdojë me të njëjtën frymë, me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtën kërkesë, të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata. Nuk mund të negociojmë me një njeri që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për popullin që i ka dhënë votën, që e mban prej 13 vitesh si një mbret kryeministror dhe që nuk merr asnjë masë njerëzore për të udhëhequr.", tha Meçan Zota./Dosja.al
Protestuesja TIRANË- Një protestuese e cila ka folur në protestën e ditës së sotme, u shpreh se ka pesë vite që ren...
Pamje TIRANË- Një akademik shqiptar i është bashkuar protestës së qytetarëve në Tiranë. Gjatë fjalës...
pamje nga protesta TIRANË- Një përfaqësuese e Diasporës shqiptare në Amerikë i është bashkuar protest&eu...
Protestuesi TIRANË- Nesër në Tiranë do të zhvillohet koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye ëe...
Protesta TIRANË- Një proetstues nga diaspora akuzoi si pozitën ashtu edhe opozitën si tradhtarë që po e mbajnë ven...
Qytetari TIRANË- Një qytetar tha para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë se kryeministri Rama e p&e...
PROTESTA 41 TIRANË- Pas 41 ditësh rezistence, protestuesi shpalli fitoren morale të lëvizjes, duke e cilësuar atë si pro...
Pamje TIRANË- Një qytetar tha gjatë protestës së 41-të të qytetarëve se një qeveri e cila sipas tyre ësht...
TIRANË- Pankarta me shkrime pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 41-të të protestave në krye...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar tha se të gjitha rrugët e mangësive dhe korrupsionit, të çojnë te kryeminist...