LIVE UPDATES
Aktualitet

Propaganda e Rusisë kundër Kosovës: E përmend xhihadin, Kurtin e quan nazist si Xhafer Deva

Në fakt, kësaj radhe në krye të propagandës kundër Kosovës u vendos zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Maria Zakharova, një nga figurat e vjetra të MPJ-së ruse, e shkroi një artikull, ku përmbledhi të gjithë akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

13 Janar 2023, 20:48 Nga DOSJA
Propaganda e Rusisë kundër Kosovës: E përmend xhihadin,
Xhafer Deva, Vladimir Putin, Maria Zakharova dhe Albin Kurti

RUSI- Federata Ruse nuk ka ndonjë qëndrim pozitiv për Republikën e Kosovës. Në vazhdimësi, kudo që ka mundësi, ajo cenon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, shpesh duke bërë propagandë të egër. Edhe këtë javë, Rusia ka vazhduar propagandën e saj, duke e ndërlidhur historinë e Xhafer Devës, ish-lider shqiptar që bashkëpunoi me nazizmin, me xhihadin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në fakt, kësaj radhe në krye të propagandës kundër Kosovës u vendos zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Maria Zakharova, një nga figurat e vjetra të MPJ-së ruse, e shkroi një artikull, ku përmbledhi të gjithë akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Por, ajo fillimisht e përmendi Xhafer Devën, liderin mitrovicas që bashkëpunoi me nazizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, ajo foli për vendimin për restaurimin e shtëpisë së Devës.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xhafer Deva, shqiptar dhe nazist, shërbeu si një shtyllë e besueshme fillimisht për fashistët italianë dhe më vonë për nazistët gjermanë në pjesën shqiptare të Jugosllavisë. Një kriminel famëkeq lufte, një ithtar i ekspeditave ndëshkuese dhe një xhelat i pamëshirshëm, ai dërgoi hebrenjtë, sllavët dhe romët në kampet gjermane të përqendrimit dhe organizoi Divizionin SS Skënderbeu. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i përfaqësuesit special të Heinrich Himmler, SS.” – shkroi ajo fillimisht.

Në një mënyrë të çuditshme, Zakharova përmend edhe islamin, më konkretisht ajo e quan Devën një “radikal islamist” që shpalli një xhihad kundër jo myslimanëve.

“Ky njeri ndërtoi një karrierë të përgjakshme gjatë pushtimit. Për më tepër, ai ishte një islamist radikal që deklaroi jo thjesht gjenocid, por një xhihad të drejtpërdrejtë kundër jomuslimanëve në Jugosllavinë e pushtuar. Ai ishte mishërimi lokal i së keqes në formën e saj absolute.” – shkroi ajo, duke përmendur se pas Luftës së Dytë Botërore Deva jetoi i qetë në ShBA, ku kishte vendosur kontakte me inteligjencën amerikane e CIA-n.

Zakharova, që ka vite që ushtron funksionin e zëdhënëses së Kremlinit, shkroi edhe për çështjen e restaurimi të shtëpisë së Devës në Mitrovicë, një nismë e Ministrisë së Kulturë së Kosovës, e për të cilën gjë kishte reaguar me ashpërsi edhe ambasadori gjerman në Kosovë.

“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës s’mund të mos i interesonte më pak, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE – kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur.” – shkroi Zakharova në opinionin e saj të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në fund, ajo nuk harron të përmend edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e cilëson nazist, ndonëse kryeministri kosovar është i majtë dhe deklarohet socialdemokrat.

“Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerët që pëlqejnë të këndojnë Lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon, ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?” – përundon Zakhrova.

Kujtojmë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur në disa here Kosovën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për republikat e vetëshpallura ruse në Ukrainë, Donjetsk e Luhansk.

Sic shkruante Nacionale kohë më parë, Putin kishte deklaruar se Kosova nuk kishte nevojë që ta pyeste një shtet tjetër për ta shpallur pavarësinë, pasi që ishte në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.

Putin vazdimisht thekson se perëndimi në rastin e Kosovës ka vënë një precedent, përmes të cilit edhe dy republikat ruse në Ukrainë marrin legjitimitetin e njëjtë sikurse shteti kosovar.

Marrë nga Nacionale

xhafer deva maria zakharova vladimir putin albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet