LIVE UPDATES
Aktualitet

Louis Vuitton përgënjeshtron Ramën: Çanta me flamurin shqiptar nuk u krijua nga ne

Por përgjigjja që Faktoje mori pas një komunikimi me Louis Vuitton përgënjeshtron pretendimin e kryeministrit.

13 Janar 2023, 19:11 Nga I.A
Louis Vuitton përgënjeshtron Ramën: Çanta me flamurin
Çanta shqiptare

TIRANË- Në fillim të janarit 2023, kryeministri Rama bëri një postim që preku ndjenjat patriotike të të gjithë shqiptarëve, kur shpërndau foton e çantës me flamurin shqiptar, duke e servirur si prodhimin më të ri nga shtëpia prestigjoze e modës Louis Vuitton. Por përgjigjja që Faktoje mori pas një komunikimi me Louis Vuitton përgënjeshtron pretendimin e kryeministrit.

Në 7 janar 2023, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një çantë me motive të flamurit kombëtar shqiptar, me përshkrimin “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton”.

Louis Vuitton përgënjeshtron Ramën: Çanta me flamurin
Postimi në Facebook i kryeministrit Rama

Ky postim i kryeminisrit, në ditët e para të janarit, u bë virale dhe u ripostua jo vetëm nga portalet, por edhe nga shumë ndjekës.

Për të verifikuar këtë pretendim, “Faktoje” iu drejtua me anë të postës elektronike shtëpisë së modës Louis Vuitton më 10 janar.

Në përgjigjen zyrtare, më 13 janar, një përfaqësuese e Louis Vuitton i shkruajti Faktojes duke saktësuar se “krijimi është nga një palë e pavarur dhe nuk është pjesë e katalogut” të tyre.

“Ju lutem jini të informuar se produktet tona shiten ekskluzivisht në dyqanet Louis Vuitton, që janë në pronësi dhe me staf të Louis Vuitton, si dhe përmes faqes zyrtare online të Louis Vuitton. Blerja me anë të këtij rrjeti shpërndarës ekskluziv është mënyra e vetme që klientët të sigurohen se produkti i tyre është autentik. Ne nuk mund të komentojmë mbi apo garantojmë autenticitetin e produkteve të blera tjetërkund,” shpjegon më tej përgjigjia e shtëpisë së modës.

Një kërkim pak më i thelluar mbi këtë dizajn, zbulon se ai ekziston prej së paku 4 vitesh.

Në fakt, ajo ishte pjesë e një koleksioni të limituar të vitit 2018 nga marka JAY AHR e stilistit Jonathan Riss, që përfshin thuajse 130 flamuj nga shtete të ndryshme të botës. Çantat e këtij koleksioni janë çanta vintazh Louis Vuitton, të ripërdorura nga Jay Ahr.

Kështu, çanta e dizenjuar me flamurin shqiptarnë fjalë nuk është e re, ajo ka ekzistuar që në vitin 2018. Për më tepër, ajo nuk është hedhur në treg dhe nuk mban autorësinë e shtëpisë së modës Louis Vuitton, por është një ripunim i firmës JAY AHR mbi një çantë klasike LV.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama bëhet përçues i keqinformimit.

Në 16 shtator 2022 Faktoje përgënjeshtroi pretendimin se Zvicra do të dënonte qytetarët e saj me burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, siç deklaroi Rama në 8 shtator, dhe Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në 14 shtator. Një ditë pas botimit të këtij artikulli, Rama kërkoi ndjesë që kishte “rënë viktimë e një informacioni jo të plotë dhe të saktë”.

Në 14 tetor 2021 Faktoje publikoi një artikull mbi deklaratën e kryeministrit Rama se Britania kishte bërë një plan për kufizimin e energjisë. Por një përgjigje nga qeveria britanike për Faktojen e rrëzonte këtë pretendim.

Në 29 shtator 2021 një tjetër artikull i Faktoje, ku përfshiheshin edhe  përgjigjet nga qeveria gjermane rrëzoi një tjetër pretendim të kryeministrit në lidhje me agjencinë e mediave si një model i suksesshëm gjerman.

Në 21 mars të 2020 Faktoje verifikoi një video të shpërndarë nga kryeministri Rama duke  iu referuar si ndërhyrje e policisë spanjolle për të shpërndarë njerëzit gjatë pandemisë. Videoja i përkiste zhvillimeve në Alegjeri dhe nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë.

Marrë nga Faktoje.al

edi rama louis vuitton

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet